Qeveria Shqiptare i Kthehet Transparencës

Duke marrë një kthesë të qartë 180 shkallëshe, Endri Fuga këshilltar i kryeministrit shqiptar Edi Rama i tha BIRN-it se publikimet e vendimeve të plota në internet kanë ristartuar që të mërkurën.

“Që nga takimi i parë qeveritar i vitit 2012, vendimet e Këshillit të Ministrave janë publikuar të plota”, tha Fuga.

Qeveria shqiptare ka publikuar vendimet e Këshillit të Ministrave faqen e vet në internet që nga viti 2003.

Megjithatë, kjo traditë u ndërpre kur qeveria e Ramës mori pushtetin në shtator të vitit të kaluar. Që atëherë janë publikuar vetëm pjesë të informavcioneve përmes komunikatave për media.

Kritikët e quajtën këtë vendim si hap mbrapa në çështjen e të drejtës së publikut për t’u informuar në kohë të duhur.

Po ashtu ata thanë se Shqipëria po dështon të përmbushë përgjegjësit që kishte marrë me Partneritetin e Qeverisë së Hapur (OPG), një organizatë ndërkomëbtare qeveritë anëtare të së cilës angazhohen për promovimin e transparencës, pjesëmarrjen qytetare dhe luftimin e korrupsionit.

Këshilltari Fuga tha se vendimet e qeverisë mund të lexoheshin në Gazetën Zyrtare, disa javë pasi të merren nga Këshilli i Ministrave dhe se publikimi i tyre i pjesërishëm nuk është menduar të zvogëlojë transparencën.

Ai tha se ideja e publikimit të këtyre përmbledhjeve ka qenë që ”të publikohet një shpjegim se për çfarë vendimi bëhej fjalë në një gjuhë më të kuptueshme për publikun, sesa gjuha zyrtare e vendimeve”.

Sipas Fugës qëllimi nuk ka qenë që të fshehet informata, por t’i jepet një ”qasje ndryshe” asaj.

”Nëse shikoni internetfaqet e qeverive tjera nëpër botë, aty nuk praktikohet kjo procedurë (publikimi i vendimeve të plota) aspak”, vazhdoi ai.

”Në rastine whitehouse.gov për shembull, thjesht nxirret një link kur vendimi publikohet në Bibliotekën e Kongresit”, tha Fuga.

Përklundër kësaj, kur BIRN-i shikoi në internet faqen e Shtëpisë së Bardhë, aty ishin publikuar të gjitha vendimet e presidentit amerikan, duke përfshirë edhe vendimet ekzekutive dhe memorandumet.
http:/www.whitehouse.gov/briefing-room/presidential-actions

Shtëpia e Bardhë jo vetëm që publikon në internet vendimet e veta, por po ashtu përfshin edhe informata tjera shtesë. Kjo përfshin edhe informacione rreth vizitave në Shtëpinë e Bardhë dhe raportet vjetore të Kongresit për stafin e Shtëpisë së Bardhë.