Uji Pėr Prishtinėn Nė Dorė Tė Zotit

Pamje nga liqeni i Batllavės | Foto: Njomza SalihiPamje nga liqeni i Batllavės | Foto: Njomza Salihi
nga  Nektar Zogjani
© Tė drejtat autoriale

Me gjithė rėnien e madhe tė nivelit tė ujit nė liqenet e Batllavės dhe Badovcit, situata nuk ėshtė alarmante sipas Ujėsjellėsit Rajonal Prishtina. Por, nė disa lokacione pritet tė shtohen reduktimet. Situata pritet tė lehtėsohet me fillimin e reshjeve kėtė muaj, por pėr tė arritur nivelin maksimal, liqeneve u duhen disa vite reshje. Fabrika e re e ujit nė Prishtinė, sipas ish-kryetarit Mustafa pritet tė jetė funksionale nė vitin 2016, ndėrsa nėnkryetari i Prishtinės Dardan Sejdiu thotė se shumica e lagjeve tė kryeqytetit do tė kenė pandėrprerė ujė brenda dy vjetėsh.

Kompania e Ujėsjellėsit Rajonal Prishtina nuk e sheh si alarmante situatėn e krijuar edhe pas rėnies sė nivelit tė ujit pėrmbi 11 metra e gjysmė nėn nivelin maksimal nė liqenin e Batllavės dhe rreth 13 metra nė liqenin e Badovcit.

Megjithatė, siē njofton Arjeta Mjeku-Azizi, zėdhėnėsja e Ujėsjellėsit Rajonal Prishtina, reduktime tė ashpra do tė zbatohen nė disa lokacione pėr tė mbajtur situatėn nėn kontroll.

Reduktime tė shtuara do tė bėhen nė komunėn e Podujevės, ku ndalja e ujit do tė ndodhė katėr orė mė herėt se nė tė kaluarėn.

“Kemi filluar me reduktime shtesė, duke filluar prej Podujevės. Nga sot reduktimet nė kėtė komunė do tė jenė nga ora 19 deri 6 mėngjes”, thotė Mjeku-Azizi pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Gjendja e furnizimit me ujė do tė keqėsohet edhe pėr fshatrat e Podujevės, deri nė Prishtinė.

 “Ndėrsa pėr fshatrat  Albanik, Batllavė e deri nė Prishtinė, reduktimet do tė bėhen nga ora 7 e mėngjesit deri nė orėn 20 nė mbrėmje”, shpjegon Mjeku-Azizi.

Por, Mjeku-Azizi tregon se ende nuk ka ndonjė vendim pėr tė shtuar reduktimet nė qytetet e tjera, pasi siē ka thėnė ajo situata nuk ėshtė alarmante.

Rėnia  drastike e nivelit tė ujit nė liqenet qė furnizojnė me ujė tė pijes kryeqytetit dhe komunat e regjionit tė Prishtinės, nuk shqetėson as drejtuesit e rinj komunalė.

Nėnkryetarin e Prishtinės Dardan Sejdiun, gjendja e re e krijuar nė liqene, nuk e lėkund nga premtimi i Shpend Ahmetit se kryeqyteti do tė ketė furnizim tė pandėrprerė me ujė tė pijshėm brenda njėzet e katėr muajsh nga marrja e mandatit.

“Fakti qė reshjet kanė qenė tė pakta dhe qė niveli i ujit ka rėnė shumė na bėn edhe mė tė sigurt se ashtu siē kemi diskutuar nė fushatė, uji dhe furnizimi me ujė janė prioritet pėr qytetin e Prishtinės”, thotė Sejdiu pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Afati njėzet e katėr muajsh pėr furnizim me ujė, pėrputhet me vitin 2016, kur mendohet se do tė jetė funksionale, fabrika e re e ujit nė fshatin Shkabaj.

Projekti 32 milionėsh qė pritet ta bėjė kryeqytetin me ujė tė mjaftueshėm tė pijes, ėshtė financuar nga njė kredi e volitshme prej 20 milionė eurosh nga Banka Gjermane pėr Zhvillim (KFW), pesė milionė ka dhėnė Komisioni Evropian, ndėrsa pjesėn tjetėr tė mjeteve do ta shtojnė institucionet kosovare.

Marrėveshja me kėta financues u bė nė vitin 2012 mes pėrfaqėsuesve tė kėtyre institucioneve evropiane dhe ish-ministrit tė Financave Bedri Hamza.

Pas raundit tė parė tė zgjedhjeve, nė javėn e fundit tė nėntorit e pak para balotazhit tė vitit tė kaluar, ish-kryetari i Prishtinės Isa Mustafa, qė u mposht nga Shpend Ahmeti i Vetėvendosjes, shpjegoi se projekti i furnizimit me ujė ėshtė duke u zhvilluar nė tri faza, ndėrsa pėrveē ndėrtimit tė fabrikės pėrfshin edhe ndėrrimin e disa gypave qė do tė zėvendėsohen me tė rinj.

Nėnkryetari i tashėm i Prishtinės, Dardan Sejdiu mendon se duhet tė zvogėlohen humbjet e ujit nė rrjet, e jo vetėm tė shtohet sasia e ujit.

“Mbi 50% e ujit nė Prishtinė humbet dhe kjo gjendje paralelisht me ndėrtimin e kapaciteteve te reja duhet te sanohet.  Brenda 24 muajve pas marrjes sė mandatit, do tė pėrfundohen investimet kapitale nė bashkėpunim me ujėsjellėsin regjional dhe me partnerėt, investime tė cilat sė bashku me fabrikėn e re tė ujit do tė ofrojnė furnizim tė pandėrprerė me ujė pėr shumicėn e lagjeve nė qytet”, thotė Sejdiu.

Ai tregon se kryetari Ahmeti qė nė ditėt e para tė marrjes sė detyrės, ėshtė takuar me drejtorin ekzekutiv tė Kompanisė sė Ujėsjellėsit Rajonal Prishtina.

Shpėtimi pritet nga qielli

Por derisa tė pėrmirėsohen kapacitetet e furnizimit me ujė, edhe zėdhėnėsja e ujėsjellėsit prishtinas shikon drejt qiellit.

Mjeku-Azizi thotė se sipas informatave qė kanė marrė nga meteorologėt, situata pritet tė ndryshojė pas 19 janarit, kur pritet tė ketė reshje intensive tė borės.

“Nga informatat nga meteorologėt kemi mėsuar se do tė ketė reshje intensive duke filluar nga 19 janari, dhe ne pėr kėtė po lutemi”, shprehet Mjeku-Azizi.

Metereologu Besim Aliu nga Instituti Hidrometereologjik, i kontaktuar nga Gazeta Jeta nė Kosovė, konfirmoi se mė 19 dhe 20 janar nė Kosovė do tė ketė reshje tė shiut dhe borės.

Ai nuk deshi tė flasė pėr atė se ēfarė intensiteti do tė kenė kėto reshje dhe sa do tė zgjasin ato, me arsyetimin se instituti ka parashikime tė sakta tė motit pėr periudhėn prej 3 deri 5 ditėsh, ndėrsa pas kėsaj periudhe, saktėsia e parashikimit bie.

Pėrveē reshjeve tė pakta, Mjeku-Azizi fajėson edhe faktorin njeri pėr situatėn e krijuar nė liqenet e Batllavės dhe Badovcit.  Sipas saj, gjatė verės sė vitit tė kaluar “qytetarėt kanė keqpėrdorur jashtėzakonisht shumė ujin.”

Situatė mė e keqe se nė liqenin e Batllavės ekziston nė liqenin tjetėr tė Badovcit.  Sipas zėdhėnėses Mjeku-Azizi, rėnia nė nivelin e Badovcit ėshtė 13 metra nėn nivelin maksimal.

Pėr tė arritur nivelin maksimal nė liqenet e Batllavės dhe Badovcit, duhen disa vite.

“Nevojiten shumė reshje pėr tė arritur kuotėn maksimale.  Pėr njė gjė tė tillė, nė liqenin e Batllavės duhen dy vjet reshje, kurse nė atė tė Badovcit nevojiten mė shumė, rreth katėr vjet reshje”, sqaron zėdhėnėsja e ujėsjellėsit.

Arjeta Mjeku-Azizi thotė se nuk pėrjashtohet rritja e reduktimeve nė tė ardhmen, nėse njė situatė e tillė e rėnies sė nivelit tė ujit vazhdon.

Kompania e Ujėsjellėsit Rajonal “Prishtina” ofron shėrbime nė komunat e Prishtinės, Podujevės, Fushė Kosovės, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, dhe Gllogocit.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Doku n’Prizren
    Shiko arkivėn