Bllaca Pėrshėndetet me Medie

Nazim BllacaNazim Bllaca
nga  Gazeta Jeta nė Kosovė
© Tė drejtat autoriale

Njė ditė para se tė vazhdojė procesi gjyqėsor ndaj tij, Nazim Bllaca u ėshtė drejtuar tė martėn medieve me njė letėr elektronike. Nė tė ai falėnderoi mediet qė raportuan drejt gjatė proceseve tjera ku ai u pėrfshi si dėshmitar, duke i pėrgėzuar ato qė nuk u gjunjėzuan pėrballė presionit katėrvjeēar qeveritar. Nė letėr Bllaca premtoi se pėrsėri do t’u nxjerr punė gazetarėve.

Procesi gjyqėsor  tashmė i pagėzuar si “Bllaca III” pritet tė vazhdojė tė mėrkurėn, ndėrsa  “protagonisti” i  tij Nazim Bllaca qė nė tė akuzohet pėr vrasje, u ėshtė drejtuar tė martėn medieve me njė letėr falėnderuese lamtumirėse.

Bllaca nė letėr paralajmėron se duke qenė tash i pandehur, nuk do tė jetė nė dispozicion pėr deklarata, si mė parė.

Bllaca nė nėntor tė vitit 2009, doli me letėrnjoftim nė duar para medieve afėr ndėrtesės sė qeverisė, pėr tė deklaruar se ishte pjesėtar i Shėrbimit Informativ tė Kosovės(ShIK), ndėrsa akuzonte kėtė strukturė pėr  kryerje vrasjesh.

Nga atėherė janė kryer  dy procese gjyqėsore nė bazė tė deklarimeve tė Bllacės, ndėrsa nė to shtatė persona janė shpallur fajtorė pėr vrasje ose vepra tė ngjashme penale.

Nė procesin e quajtur Bllaca I qė pėrfundoi mė 23 nėntor 2011 Fahredin Gashi, njė ish-pjesėtar i UĒK-sė u dėnua me 18 vjet burg pėr vrasje, ndėrsa  Hysni Rama u dėnua me gjashtė muaj burg me kusht pėr ndihmėn e kryesit nė fshehje tė krimit.

Nė procesin gjyqėsor Bllaca II, tė pėrfunduar mė 17 dhjetor 2012, Sadik Abazi, Shaban Syla, Driton Hajdari, Bekim Syla dhe Shpresim Uka u dėnuan  sė bashku me 54 vjet burg pėr vrasje, vrasje tė rėndė tė mbetur nė tentativė dhe pėr rrėmbim personi. 

“Bllaca III” pritet tė vazhdojė ditėve tė ardhshme...

Nė letrėn elektronike tė martėn, Bllaca, mediet qė raportuan drejt pėr proceset e kaluara ku ai u pėrfshi, bashkė me veten i futi nė luftėn e pėrbashkėt kundėr sė keqes.

“Tash ka ardhur koha qė pėr njė kohė ne tė ndahemi. Qė tė mos mund tė komunikoi me juve”, shkroi Nazim Bllaca nė letėr, duke premtuar mė pas se gazetarėve pėrsėri do t’u nxjerrė punė.

Shtėpia e Nazim Bllacės u sulmua tė shtunėn e 29 qershorit gjatė natės me granatahedhės nga persona tė panjohur.

Sulmi shkaktoi vetėm dėme materiale, ndėrsa nuk lėndoi njerėz.

Bllaca sulmin e konsideroi si njė mesazh qė i jepet nga njerėzit qė do tė preken prej procesit gjyqėsor Bllaca III, ose proceseve tė tjera qė do tė vijnė pas tij, ndėrsa policia i tha gazetės Jeta nė Kosovė tė hėnėn se ka nisur hetimet pėr kėtė sulm.

“Shpresoj se do tė shihemi nėpėr seanca gjyqėsore me ju tė nderuara media”, shkroi Bllaca nė fund tė letrės.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 7 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    "Ecja e Pabarazisė"