Gjykata e Largon Djalin Nga Shtėpia e Babait (TV)

nga  Armend Zenelaj
© Tė drejtat autoriale

Haxhi Peqani e kishte caktuar si trashėgimtare tė vetme vajzėn e tij, Maja Peqankin. Mirėpo, i biri Rexhep Peqani, nuk largohej nga njė pjesė e shtėpisė nė Gjakovė ku ai jetonte bashkė me familjen. Gjykata e largoi atė tė martėn me detyrim nga shtėpia.

Gjykata Themelore nė Gjakovė ka nxjerrė  tė martėn nga shtėpia Rexhep Peqanin me familje, duke ekzekutuar kėshtu njė vendim gjyqėsor, sipas tė cilit, kjo shtėpi i ishte falur motrės sė tij.

Maja Peqanit i ishte falur prona nga babai Haxhiu Peqani.

Rexhep Peqani nuk kishte tė drejtė tė jetonte mė tutje aty.

Gjyqtari i rastit Adem Ademaj e beri ekzekutimin e kėtij vendimi nė vendin e ngjarjes, nė lagjen  “Ali Pashė Tepelena”, numėr 325 nė Gjakovė.

Rexhep Peqani menjėherė filloi t’i largojė nga shtėpia gjėsendet e veta.

Ai nuk ishte i kėnaqur me kėtė vendim dhe tha se nuk ka ku tė shkojė vetė i shtati dhe se alternativė i mbetet vetura e tij e tipit kombi ose ndonjė livadh.

Hasan Shala avokati i Maja Peqanit thotė se, “sa i pėrket kėtij rasti ka qenė vetė prindi i tyre ai i cili mė ka kėrkuar qė ta pėrpilojė njė kontratė mbi dhurimin e palujtshmėrisė me tė cilėn nė vitin 2006 i ndjeri me dėshirėn e vet ia ka dhuruar pasurinė vajzės se tij”.

Sipas Shalės, lidhur me kėtė vendim pėr falje janė pajtuar edhe vėllezėrit e motrat e palėve nė kontest.

Ai shtoi se i vetmi kishte qenė Rexhepi i cili nuk qe pajtuar.

Mirėpo, thotė avokati, babai e ka realizuar kalimin me gjithė mospajtimin e tė birit.
 
Avokati Shala po ashtu tha se nė njė takim qė ka pasur me palėt dhe babain e tyre, plaku kishte thėnė se kėtė veprim e merrte sepse Rexhepi kurrė s’ishte kujdesur pėr tė.

“Ndėrsa vajza ka qenė ajo e cila ėshtė kujdesur gjatė gjithė kohės pėr mua“, kujton Shala tė ketė thėnė plaku.

Vėllai  i palėve ndėrgjyqėsore  I. P i cili ishte pajtuar lidhur me vendimin e prindit te tij nuk deshi te prononcohet pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė: “Unė nuk kam tė bėj me kėtė rast”.

Motra Maja Peqanki nga Gjakova e ka paditur vėllain e saji Rexhep Peqanin duke u bazuar ne atė se ai nuk ka trashėguar asgjė nga prindi i tyre i ndjerė Haxhi Peqani dhe ka kėrkuar nga vėllai i saj qė ai sė bashku me bashkėshorten dhe pesė fėmijėt ta lėshojė shtėpinė tė cilėn babai me njė kontratė tė pėrpiluar nė korrik tė vitit 2006 ia kishte dhuruar asaj.

Lidhur me kėtė kontest mes motrės dhe vėllait janė mbajtur disa seanca gjyqėsore. Mė 23 maj 2011 Gjykata komunale ne Gjakovė, si gjykatė e shkalles se parė, me aktgjykim kishte vendosur nė favor tė paditurit Rexhep Peqani, mirėpo pala paditėse duke mos qenė e kėnaqur me kėtė vendim parashtroi ankesė ne Gjykatėn e Qarkut ne Pejė.

Pikėrisht njė vit mė pas, mė 23 maj 2011, kjo gjykatė me aktgjykim e prish aktgjykimin e shkallės sė parė dhe vendos nė favor tė palės paditėse duke vendosur qė i padituri ta lirojė shtėpinė dhe e obligon gjykatėn e Gjakovės qė ta ekzekutojė ketė aktvendim.

Gjykata komunale ne Gjakovė, si gjykatė e shkalles se parė duke qenė e obliguar qe ta ekzekutojė vendimin e shkallės sė dytė, mė 11 nėntor 2012 mban edhe njė seancė ku shtyhet data e ekzekutimit pėr muajin maj, me arsyetimin se i padituri i ka pesė fėmijė dhe ishte kohė dimri.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė Takohet me Liderė Kosovarė
    Shiko arkivėn