Qendra e Mjekėsisė Familjare nė Dardani me Aparat Mamografie (TV)

nga  Donjetė Hoxha
© Tė drejtat autoriale

Qendra e mjekėsisė familjare nė lagjen Dardania nė Prishtinė, nga e marta ka vėnė nė funksion Shėrbimin e Mamografisė. Kjo pasi, nė kėtė qendėr ėshtė bėrė inaugurimi i aparatit pėr kontrollin dhe diagnostifikimin e sėmundjeve tė gjirit.

Projekti pėr blerjen e aparatit ėshtė financuar nga komuna e Prishtinės. Nė inaugurimin e kėsaj aparature i pranishėm ishte edhe kryetari i komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa.

Drejtori i kėsaj qendre Valbon Krasniqi tha se investimet e bėra janė pjesė e fondit njėvjeēar qė komuna e Prishtinės ndan pėr shėndetėsi komunale, vlera e tė cilit sillet prej 2.5 deri nė 3 milion euro.

Valbon Krasniqi tha se aparati do tė jetė nė funksion qė nga dita e nesėrme pasi janė bėrė provat e para, testet e para dhe disa pacientė vullnetarė janė testuar dhe aparati ėshtė i gatshėm.

Zėdhėnėsi pėr komunėn e Prishtinės Asdren Osaj, i tha gazetės se nė kuadėr tė kėtij projekti ėshtė paraparė blerja edhe e njė aparati tė njėjtė qė do tė instalohet nė Qendrėn e Mjekėsisė Familjare te Qafa dhe i cili do tė hyjė nė funksion brenda kėtij viti.

“Nė kuadėr tė kėtij projekti ėshtė paraparė edhe njė aparat shtesė vlera e tė cilit ėshtė e njėjtė pra 42 mijė euro”, tha Osaj.

Themeluesja e Qendrės Kosovare pėr luftimin e kancerit tė gjirit JETA/VITA, Nafije Latifi tha se do tė ishte fat i madh sikur tė gjitha shtėpitė e shėndetit tė ishin tė pajisura me kėto aparate.

“Indikacionet flasin qė numri i grave me sėmundjen e kancerit tė gjirit po rritet dita ditės” tha ajo.

Sipas saj, supozohet se ēdo e dhjeta grua atakohet me kancerin e gjirit.

“Prandaj mund tė ju them se kjo do tė jetė njė ndihmesė shumė e madhe, e jashtėzakonshme pėr gratė”, tha Latifi.

Sipas Latifit ēdo vit vetėm nė institutin onkologjik diagnostifikohen rreth 200 gra me sėmundjen e kancerit tė gjirit, tė moshave prej 20 vjeē e lartė.

Drejtori i qendrės Valbon Krasniqi tha se me kėtė iniciativė synohet qė tė parandalohen komplikimet e hershme tė mundshme qė vijnė si pasojė e diagnostifikimit tė vonshėm.

Nga ana tjetėr nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės, ekziston vetėm njė aparat funksional nė shėrbim tė mamografisė.

Doktoresha Sonja Blakaj nga departamenti i radiologjisė nė QKUK tha se nė klinikė ekziston edhe njė aparat por jashtė funksionit. Ajo tha se aparati qė ėshtė nė shfrytėzim ėshtė mė i ri sesa ai jashtė funksionit.

“Nė klinikė pėrveē mungesės sė aparaturės ka mungesė tė teknikėve tė trajnuar pėr tė operuar me kėto pajisje” tha Blakaj.

Nė nėntor tė vitit tė kaluar misioni i OSBE-sė nė Kosovė dhe Grupi i Grave Deputete tė Kuvendit tė Kosovės lansuan njė fushatė vetėdijesimi pėr rėndėsinė e testimit tė hershėm dhe zbulimin e kancerit tė gjirit.

Pėrmes kėsaj fushate po ashtu u bė thirrje pėr kontribut financiar pėr blerjen e njė mamografi mobil.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Gazetarėt me Heshtje Kėrkojnė tė Dėgjohet Keqtrajtimi i Tyre