Shoqėria Civile i Kėrkon KPM-sė Kthimin e Kohavisionit

nga  Donjetė Hoxha
© Tė drejtat autoriale

Shoqėria civile reagoi tė premten kundėr vendimit tė Ipko-sė pėr zhvendosjen e Kohavisionit nga kanali 3 nė 38 dhe kėrkoi nga Komisioni i Pavarur pėr Media qė tė zbatojė vendimin e saj me tė cilin kėrkon rivendosjen e KTV-sė nė kanalin 3. Lidhur me kėtė reagoi edhe SEEMO e cila “ėshtė befasuar kur ka kuptuar qė Ipko ka lėvizur renditjen e KTV-sė pa asnjė paralajmėrim”.

Dyzetepesė organizata jo qeveritare reaguan tė premten kundėr vendimit tė rrjetit kabllor Ipko pėr tė zhvendosur Kohavisionin nga kanali 3 nė 83 pėrmes njė letėr-proteste dhe njė konference tė mbajtur pėr media.

“Ne jemi tė bindur se kėto veprime janė formė e censurimit tė medias nė Kosovė dhe janė shprehje e hakmarrjes ndaj raportimit tė lirė dhe tė pavarur tė Kohavisionit dhe Kohės Ditore”, thuhet nė letrėn e nėnshkruar nga shoqėria civile.

Organizatat kritikuan edhe Komisionin e Pavarur tė Mediave pėr mospėrkushtim ndaj vendimit me tė cilin komisioni konstatoi se me zhvendosjen e KTV-sė Ipko ka bėrė shkelje tė kushteve tė licencės.

“Veprimet e operatorit kabllor Ipko dhe mungesa e pėrkushtimit tė Komisionit tė Pavarur pėr Media qė tė rivendosė gjendjen sipas vendimit tė dhėnė pėrbėjnė pengesė tė vazhdueshme qė mediat dhe qytetarėt e Kosovės tė gėzojnė lirinė e shprehjes”, thuhet nė letėr.

Pėr kompaninė Ipko ata qė janė ankuar duhet tė shikojnė edhe njėherė rregulloren e KPM-sė.

“Krejt ankesat qė janė bėrė dhe tė gjithė ata qė ankohen duhet tė shikojnė rregulloren se sa ka Ipko obligim ligjor pėr tė ndėrruar diēka nė listėn e saj tė kanaleve. Krejt ankesat janė jolegjitime pėr shkak se nuk bazohen rregullore”, tha Alban Kastrati, zėdhėnės i Ipko-sė.

Organizatat vlerėsojnė se veprimi i operatorit “mund tė shėrbejė si precedent i rrezikshėm dhe censurė pėr tė gjitha mediat tjera nė Kosovė”.

Konferenca ėshtė mbajtur tė premten dhe letra ėshtė prezantuar nga pėrfaqėsues tė Grupit pėr Studime Juridike dhe Politike, Lėvizja Fol dhe GAP.

Nė letrėn e protestės ata po ashtu kėrkuan nga tė gjithė operatorėt kabllorė qė operojnė nė Kosovė tė mos abuzojnė me licencėn e tyre duke ndryshuar rregullat e operimit tė tyre nė dėm tė mediave dhe konsumatorėve.

Nė letėr i bėhet thirrje edhe Kuvendit tė Kosovės dhe institucioneve gjegjėse qė tė marrin tė gjitha veprimet e nevojshme qė sė pari tė ndalin shkeljen e tilla dhe tė rregullojnė sferėn e operatorėve kabllore.

Petrit Zogaj nga Lėvizja FOL tha pėr gazetėn se mbėshtetja e njė iniciative tė tillė ėshtė mbėshtetje ndaj medias sė lirė dhe lirisė sė informimit ndaj qytetarėve tė Kosovės.

Ndėrsa Fisnik Korenica nga Grupi pėr Studime Juridike dhe Politike tha se mbėshtet kėtė iniciativė pėr tė ndaluar njė precedent qė cenon lirinė e medias dhe qė i prekė tė gjitha mediat nė Kosovės.

Disa nga organizatat qė kanė nėnshkruar letrėn protestuese janė Asociacioni i Gazetarėve Profesionistė tė Kosovės, Asociacioni i Mediave tė Pavarura Elektronike tė Kosovės, Lėvizja Fol, Grupi pėr Studime Juridike dhe Politike, Rrjeti Ballkanik pėr Gazetari Hulumtuese, Nisma e tė Rinjve pėr tė Drejtat e Njeriut, GAP dhe Fondacioni i Kosovės pėr Shoqėri tė Hapur.

Kundėr kėtij vendimi ka reaguar edhe SEEMO e cila “ėshtė befasuar kur ka kuptuar qė Ipko ka lėvizur renditjen e KTV-sė pa asnjė paralajmėrim”.

Zhvendosja e KTV-sė ėshtė bėrė natėn e 10 prillit gjersa transmetohej emisioni informativ Interaktiv.

Dy ditė mė vonė, mė 12 prill Komisoinii Pavarur pėr Media veprimin e IPKO-s e cilėsoi si shkelje pas nuk ishin respektuar kushtet dhe termet e pėrgjithshme tė licencės sė KPM-sė, duke kėrkuar kėshtu kthimin e televizionit nacional KTV nė pozitėn e mėparshme.

Deri mė tani Ipko nuk ka zbatuar vendimin e KPM-sė.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Kompleksi Memorial Zahir Pajaziti- Orllan
    Shiko arkivėn