Akademia Policore në Vushtrri me Bord Udhëheqës

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, e njohur si “Shkolla e Policisë”, do të udhëhiqet nga një bord mbikëqyrës prej 8 anëtarësh i përbërë nga përfaqësuesit e institucioneve kryesore vendore që merren me sigurinë e vendit.

Bordi është themeluar në një takim të mbajtur në AKSP të hënën në Vushtrri.

Themelimi i Bordit të Akademisë ka për qëllim vendosjen e minimumit bazë të standardeve profesionale, politikave që kanë të bëjnë me trajnimet në fushën e sigurisë publike, edukimin e specializuar etj.

Kryesues i Bordit të AKSP-së u zgjodh Ismet Kabashi, i cili njëherësh është edhe kryeprokuror në Prokurorinë e Shtetit.

Anëtarë të bordit janë Ismail Smakiqi drejtor i Përgjithshëm i AKSP-së, Shpend Maxhuni drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Huruglica drejtor i Doganave të Kosovës,  Resmi Hoxha drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Metije Ademi drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Sprovues, Fadil Kodra kryeshef Ekzekutiv i Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave dhe Fitim Shishani kryeshef Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës.