Foto: www.kosovopolice.comTė enjten, njė trup gjykues i kryesuar nga njė gjykatės i EULEX-it nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, shpalli aktgjykimin lidhur me njė rast tė trafikimit tė drogės dhe krimit tė organizuar.
“I pandehuri, qė gjendet nė paraburgim nga muaji maj 2011, vendosi ta pranojė fajėsinė mė 26 tetor, ndėrsa dje ėshtė dėnuar me 6 vjet e gjysmė burg dhe me njė gjobė prej 15.000 euro,” thuhet nė kumtesėn pėr shtyp tė EULEX-it.
Pėr rastin nė fjalė ishin angazhuar prokurorėt e EULEX-it tė cilėt nė njė hetim tė gjatė dhe tė efektshėm kishte quar deri nė kapjen e mė shumė se 12 kilogramėve jashtė Kosove.
Aksioni kishte rezultuar me disa arrestime dhe dėnime jashtė vendit kurse Prokuroria Speciale e Republikės sė Kosovės ishte pėrgjegjėse pėr hetimin e kėsaj organizate tė gjerė brenda territorit tė Kosovės.
“Hetimi u mundėsua falė ndihmės ligjore ndėrkombėtare ndėrmjet shteteve tė Evropės Perėndimore dhe EULEX-it,” thuhet nė kumtesė.
EULEX-i i tha Gazetės JnK se operacioni i tillė ishte zhvilluar nė Zvicėr dhe Austri dhe pesė persona janė dėnuar nė Zvicėr prej pesė deri nė dhjetė vite burgim.
Policia e Kosovės thotė se ka pasur aksione tė shumta gjatė vitit 2011 lidhur me parandalimin dhe arrestimin e personave tė dyshuar qė merren me trafikimin e e substancave narkotike, arrestimin e tyre dhe dėrgimin para organeve tė drejtėsisė.
Po ashtu, janė arrestuar persona tė cilėt kanė kultivuar substance narkotike.
Sipas statistikave tė policisė, gjatė periudhės janar-shtator tė vitit 2011 janė konfiskuar 33 kg Heroinė, 96 kg marihuanė, 2, 6 kg kokainė dhe 3,1 kf droga tjera. Ndėrsa, janė konfiskuar mė shumė se 3, 800 fije kanabis tė mbjellura nė Kosovė.
“Gjatė kėsaj periudhe kohore janė realizuar 138 operacione policore tė veēanta nga Drejtoria pėr hetimin e trafikimit me substanca narkotike ku janė arrestuar 368 persona te dyshuar,” Baki Kelani, zėdhėnės i policisė sė Kosovės, i tha Gazetės Jeta nė Kosovė.
Nė njė rast tė fundit, policia ka arrestuar tre persona ku nė veturėn e tyre kishte zbuluar 50 kilogramė marihuanė.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)