Kosova Nėnshkruan Marrėveshje me BERZH-in

Foto: ZKMFoto: ZKM
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Ministri i Punėve tė Jashtme i Kosovės, Enver Hoxhaj, dhe presidenti i Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabati, nėnshkruan tė shtunėn Marrėveshjen pėr bashkėpunim ekonomik dhe aktivitetet e BERZH-it nė Kosovė.

Marrėveshja mundėson shtrirjen dhe funksionalizimin e BERZH-it nė tėrė territorin e Kosovės.

Duke folur pas kėtij nėnshkrimi, kryeministri Hashim Thaēi ka shprehur bindjen se Kosova do tė jetė pėrfituese nė projekte tė ndryshme. Pėr kėtė, ėshtė hartuar njė strategji trevjeēare.

“Tri orientimet strategjike tė identifikuara nė kėtė strategji pėrfshijnė pėrkrahjen e privatizimit dhe zhvillimin e sektorit privat, pėrkrahjen e komercializimit, konkurrencės dhe pėrfshirjes sė sektorit privat nė infrastrukturė si dhe promovimin dhe pėrkrahjen e zhvillimit tė qėndrueshėm nė sektorin e energjisė dhe mineraleve”, tha kryeministrit Thaēi.

Sipas tij, me anėtarėsimin nė kėtė institucion, derisa pėrkrahja e sektorit privat do tė vazhdojė, pėrfitues i programeve tė BERZH-it do tė jetė edhe sektori publik.

Qė nga viti 1999, BERZH-i pėrmes programeve tė ndryshme ka dhėnė kontribut tė madh nė fuqizimin e sektorit privat nė Kosovė. Qė nga atėherė deri mė 2012, BERZH-i ka zgjeruar portfolion e investimeve nė 66 milionė Euro duke zbatuar kėshtu rreth 29 projekte tė ndryshme nė sektorin privat.

Kjo ėshtė vizita e parė nė Kosovė e Chakrabatit, pas 17 dhjetorit 2012, kur Republika e Kosovės ėshtė bėrė anėtare e Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH).
 
Presidenti i BERZH-it Suma Chakrabati, tha se gjithė Bordi dhe Menaxhmenti nė BERZH janė tė pėrkushtuar pėr tė ndihmuar Kosovėn pėr tė kaluar tranzicionin drejt njė ekonomie me treg tė hapur.
 
“Ne duam tė pėrmirėsojmė jetėn e njerėzve nė Kosovė. Kryeministėr, ju folėt shumė hapur pėr projektet qė ne tashmė i kemi arritur kėtu, nė 13 apo 14 vitet e fundit. Ėshtė e vėrtetė se ne kishim projekte dhe mbi 60 milionė euro tė investuara tashmė nė kėtė vend. Ky ishte vetėm fillimi”, tha ai.
 
Chakrabati ka theksuar pėrkushtimin e ekipit tė BERZH-it qė do tė punojė nė Kosovė qė t’iu ofroj shanse tė gjithė njerėzve pėr tė pranuar mbėshtetjen nga ky institucion.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Blloku nė Kuvendin e Bllokuar