Emërohen Kryeprokurorët e Katër Prokurorive Themelore

Themelimi i këtyre prokurorive është paraparë me Ligjin për Prokurorin e Shtetit, i cili hyn në fuqi më 1 janar 2013.

Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë u emërua Imer Beka, aktualisht prokuror në Prokurorinë Komunale në Prishtinë; në Prizren – Sylë Hoxha, i cili është ushtrues detyre si kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prizren; në Ferizaj u zgjodh Agron Qalaj, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, kurse për komunën e Gjakovës është zgjedhur Shpresa Bakija, aktualisht kryeprokurore e Prokurorisë Komunale në Gjakovë.

Prokuroritë Themelore kanë juridiksion mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj.