Foto ilustrim: Bujar AruqajNė ditėn e dytė tė konferencės sė organizuar nga Qendra Kosovare pėr Barazi Gjinore u tha se femrave nuk iu jepet hapėsirė e mjaftueshme nė media, ashtu siē nuk janė tė pėrfaqėsuara as nė institucionet vendimmarrėse.
Komisioni i Pavarur pėr Media (KPM) ka kryer njė hulumtim pėr hapėsirėn qė iu jepet grave nė tre televizionet me frekuenca nacionale, nė analizėn e debateve, intervistave dhe lajmeve qendrore.
Nė KTV, gjatė njė muaji ka pasur 7.72 pėr qind tė pjesėmarrjes sė gruas nė krahasim me meshkuj; nė lajme gratė ishin prezente vetėm 0.10 pėr qind, nė debate 1.8 pėr qind, nė temat e tjera 0.8 pėr qind. Nė RTV 21, gratė nė pėrgjithėsi janė prezantuar 4.20% , nė lajme pjesėmarrja ishte 1.1 %; nė debate 0.16 dhe 2.92 % emisione tė tjera. Kurse nė RTK, 5.12 pjesėmarrja e pėrgjithshme 0.72 nė lajme, 2.1 nė debate dhe 2.32 pėr qind nė emisionet e tjera.
Gratė nuk janė tė pranishme, aq sa do tė duhej tė ishin, qoftė nė qeverisjen lokale qoftė nė atė qendrore, mendon Bekim Kupina nga gazeta Koha Ditore.
“Ndonėse kėrkohet shpesh mendimi i tyre nga mediat, ėshtė problematik edhe t`i gjesh ato. Pasi qė nė masėn mė tė madhe janė nė poste si zėdhėnėse, mjeke, e shumė mė pak nė pozitat vendimmarrėse siē janė prokurore, lidere, ushtarake etj. Nė qeveritė lokale, drejtoritė kanė numrin mė tė madh tė drejtorėve meshkuj, derisa femra janė shumė pak”, tha Kupina.
Kėshtu nė Komunėn e Gjilanit, nga 13 drejtori vetėm njė ėshtė femėr; nė Han tė Elezit janė 8 drejtori, tė gjitha udhėhiqen nga meshkuj; nė Komunėn e Rahovecit nga 11 drejtori vetėm dy janė femra; nė Podujevė - gjashtė drejtori udhėhiqen nga meshkuj; nė Komunėn e Klinės - 10; nė Gjakovė nga 12 drejtori vetėm dy udhėhiqen nga femra; nė Ferizaj nga 11 drejtorė vetėm njė ėshtė femėr, nė Pejė nga 14 - femra janė vetėm dy, e kėshtu me radhė.
Panelistė tė tjerė thanė se janė vetė femrat, qė nė rastet mė tė shpeshta vetėcenzurohen, duke iu ikur paraqitjeve publike.
“Gratė hezitojnė shpesh tė marrin pjesė nė mediat ku ftohen pėr disa arsye siē janė pėrgjegjėsia qė duhet tė mbajnė pėr atė qė thonė, faktorėt psikologjikė qė i shqetėsojnė, madje edhe pėr pamjen e tyre”, tha Luljeta Vuniqi.
E, sipas saj, nevojiten trajnime pėr tejkalimin e kėtyre “problematikave”.
Gjylshahe Beqiraj, nga Radio Televizioni 21, mbrojti idenė se femrat kanė hapėsirė tė mjaftueshme nė media, ndonėse konsideron se ka ende punė pėr tė bėrė. Ajo madje propozon disa tema tek tė cilat mediat duhet tė koncentrohen me shumė pėr prezantimin e femrave.
“Mediat duhet tė paraqesin mė tepėr aktivitetet e grave, tė njoftojnė dhunėn nė familje, ku nė rastet mė te shpeshta gruaja ėshtė viktima, tė angazhohen nė paraqitjen e rasteve tė ndėrprerjes sė shkollimit tė femrave, por edhe nė mundėsitė e punėsimi mė tė madh tė tyre”, tha Beqiraj.
Sipas Fikrete Cocaj nga Komisioni i Pavarur pėr Media, nga 105 frekuenca nė territorin e Kosovės, femrat janė pronare tė vetėm 17 prej tyre.
Edhe Cocaj shprehu mendimin se femrat mungojnė nė debat e mirėfillta pėr ēėshtje tė rėndėsishme, politike dhe ekonomike.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)