
“Roja kufitare mė tha se nuk mund tė hyj nė Greqi sepse jam nė listėn e personave tė rrezikshėm dhe non-grata”, Mema i tha Gazetės Jeta nė Kosovė.
“Konsiderohesha si kėrcėnim pėr sigurinė kombėtare tė Greqisė”, tha ai.
Mema, i cili po udhėtonte nė Greqi me dy miq pėr njė pushim tė shkurtėr, ėshtė i fundit nė mesin e shumė qytetarėve shqiptarė tė cilėve u ėshtė ndaluar tė hyjnė nė Greqi gjoja pėr arsye politike.
Nė muajin prill dy gjykatės nga Korēa, tė cilėt e kishin gjykuar njė lider tė minoritetit grek pėr pėrdhosje tė varrezave shqiptare, po ashtu ishin ndaluar tė hynin nė Greqi si kėrcėnim pėr sigurinė kombėtare.
Mema, i cili kishte udhėtuar nė Greqi pėr tė bėrė raportime televizive, e ndėrlidhi ndalesėn ndaj tij me raportet kritike pėr fatin e popullatės ēame, shqiptarėve qė ishin pėrzėnė nga Greqia veriore gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
Mema rikujtoi se pėrderisa filmonte nė fshatrat e vjetra ēame, ai ishte ngacmuar nga rojet greke tė sigurimit.
“Gjatė tėrė kohės ndiqeshim pėrderisa filmonim”, tha Mema. “Dy vetura me oficerė nė veshje civile na ndoqėn nė ēdo hap deri prapa nė kufirin shqiptar”, shtoi ai.
Ministria e Jashtme Greke nuk ishte e arritshme pėr tė komentuar rastin, tė hėnėn.
Edhe pse marrėdhėniet bilaterale politike janė tė mira, ngurrimi i Greqisė pėr tė pranuar pėrjashtimin e ēamėve nga Greqia ėshtė ende njė plagė e hapur qė shpesh krijon tension mes Tiranės dhe Athinės.
Qytetarėt e moshuar shqiptarė tė lindur nė Greqi, dhe tė cilėt e kanė kėtė informacion nė pasaportat e tyre, rregullisht ndalohen tė hyjnė nė Greqi.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)