Arbėn XhaferiRuzhdi Matoshi, sekretar i Pėrgjithshėm i PDSH-sė, konfirmoi pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se zoti Xhaferi mbetet nė gjendje kome nė Spitalin e Shkupit.
Ai tregoi se ėshtė krijuar njė konsorcium mjekėsh, i cili po e pėrcjell gjendjen e Xhaferit. “Organet e tij vitale punojnė normalisht, por ai vazhdon tė jetė nė gjendje kome”, tha Matoshi, nėpėrmes telefonit.
Sipas tij, mjekėt janė optimistė se mund tė ketė ndonjė pėrmirėsim.
Politikani i shquar shqiptar vuante qe njė kohė nga sėmundja e Parkinsonit, e cila e kishte detyruar ta linte politikėn aktive. Ai u gjet nė gjendje kome nė banesėn e tij nė Tetovė, mbrėmjen e tė mėrkurės.
Xhaferi ishte kryetar i PDSH-sė pėr dymbėdhjetė vjet, deri nė vitin 2007 kur u tėrhoq nga politika aktive. Ai ėshtė dhe njėri nga nėnshkruesit e Marrėveshjes sė Ohrit, qė i dha fund konfliktit nė Maqedoni, mė 2001.
Ai njihet pėr edukatėn e tij politike dhe analizat gjithėpėrfshirėse tė botuara kohė pas kohe nėpėr gazetat shqiptare. Nė vitet e fundit si kryetar i PDSH-sė, ai mbėshteste ndarjen e Maqedonisė nė baza etnike dhe bashkimin e shqiptarėve nė njė shtet.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)