Dy tė Rinj Shqiptarė Sulmohen nė Veri

Foto: Gazeta JnKFoto: Gazeta JnK
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Njė grup personash, ende tė paidentifikuar, kanė sulmuar fizikisht dy tė rinj tė pėrkatėsisė etnike shqiptare, nė veri tė Mitrovicės. Njėri nga ta ka pėsuar lėndime mė tė rėnda nė kokė, dhe po trajtohet nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės nė Prishtinė.

Njė 25 dhe njė 24-vjeēar shqiptarė kanė raportuar nė polici se janė sulmuar nga njė grup prej sė paku 8-9 personash, derisa ata ishin duke ecur rrugės, tė shoqėruar nga dy vajza.

Rasti ka ndodhur mbrėmė rreth orės 18, nė rrugėn “Kolashini” nė afėrsi tė garazheve tė “Kosmet Prevoz”, nė veri tė Mitrovicės, bėn tė ditur Besim Hoti, zyrtar pėr informim publik i policisė nė Mitrovicė.

Sulmi ka ndodhur pa ndonjė motiv tė caktuar, sipas policisė. Sidoqoftė besohet se sulmuesit janė tė pėrkatėsisė serbe.

Viktimat kanė pėsuar lėndime, kryesisht nė pjesė tė kokės, dhe janė dėrguar fillimisht nė Qendrėn Emergjente Spitalore nė veri tė Mitrovicės.

“Lėndimet e shkaktuara trupore nė njėrin nga viktimat, konsiderohen si lėndime tė natyrės sė rėndė dhe i njėjti ėshtė dėrguar nė QKUK nė Prishtinė pėr trajtim tė mėtejmė, kurse viktima tjetėr konsiderohet tė ketė pėsuar lėndime tė natyrės sė lehtė”, ka thėnė zėdhėnėsi Hoti.

Policia e Kosovės e ka regjistruar rastin e raportuar si vepėr penale “sulm fizik dhe shkaktim tė lėndimeve tė rėnda trupore”, ndėrsa viktimat dhe dėshmitaret janė intervistuar pėr tė kuptuar mė tepėr detajet e rastit tė raportuar.

Deri mė tani nuk ka tė arrestuar lidhur me rastin.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn