Foto: mi-ks.netPasi Qeveria ka marrė vendim pėr ndėrtimin e rrugės gjashtė “Prishtinė-Hani i Elezit” kanė filluar procedurat teknike e administrative dhe pritet qė deri nė mes tė shtatorit tė ketė interesim tė mjaftueshėm tė kompanive, tha tė premten Ministria e Infrastrukturės.
Drejtuesit e saj prezantuan punėn e ministrisė nė pjesėn e parė tė vitit.
Ministri Fehmi Mujota po ashtu tregoi se janė lėshuar pėr qarkullim edhe 4 km tjerė tė Rrugės sė Kombit, ndėrsa punohet nė seksionin 5 dhe pritet qė deri nė nėntor tė lėshohet nė qarkullim deri nė Gjurgjicė (Prishtinė-Pejė).
Ai tha se 91.93 km rrugė tė reja po realizohen pėrmes projekteve tė Ministrisė kėtė vit e cila ka pasur buxhet prej 280,470,522 eurosh ndėrsa ka shpenzuar 92.92 pėr qind ose 176,466,560.03 euro.
Ministria shtoi se numri i aksidenteve fatale nė komunikacion nė kėtė periudhė viti ėshtė mė i vogėl se nė periudhėn e njėjtė tė vitit 2011 pėr 10.4 pėr qind ndėrsa numri i tė vdekurve ka rėnė pėr 17 pėr qind e numri i tė lėnduarve pėr 5.4 pėr qind.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)