Xhaferi Mbetet nė Gjendje Kome

nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Ruzhdi Matoshi, Sekretar i Pėrgjithshėm i Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) nė Maqedoni, thotė se ish-lideri Arbėn Xhaferi ende mbetet nė gjendje kome nė spitalin e Shkupit.

Politikani i shquar i cili vuante qe njė kohė nga sėmundja e parkinsonit, qė e kishte detyruar ta linte politikėn aktive, ėshtė gjetur nė gjendje kome nė banesėn e tij nė Tetovė mbrėmjen e tė mėrkurės.

Sekretari i PDSH-sė Matoshi thotė se raportet e fundit qė kjo parti ka marrė tregojnė se Xhaferi ėshtė ende nė gjendje kome. “Organet vitale i funksionojnė dhe tensionin e ka nė rregull. Pritet qė gjatė ditės sė sotme mjekėt tė dalin me diagnozė se si ka ardhur deri nė kėtė gjendje”, tha Matoshi pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė, tė premten.

Xhaferi ka qenė kryetar i PDSH-sė deri mė 2007 pėr dymbėdhjetė vjet dhe njėri nga nėnshkruesit e Marrėveshjes sė Ohrit mė 2001.
 
Ai njihet pėr edukatėn e tij politike dhe analizat gjithėpėrfshirėse tė botuara kohė pas kohe nėpėr gazetat shqiptare. Nė vitet e fundit si kryetar i PDSH-sė ai mbėshteste ndarjen e Maqedonisė nė baza etnike dhe bashkimin e shqiptarėve nė njė shtet.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn