“Barrikada e Turpit”

nga  Njomza Salihi
© Tė drejtat autoriale

Komandanti i KFOR-it raportohet tė ketė thėnė se barrikada mbi lumin Ibėr ka simbolikė politike qė nuk mund tė largohet me mjete ushtarake.

Kryetari i Komunės sė Mitrovicės, Avni Kastrati, kėrkon nga KFOR-i qė tė largojė barrikadėn e vendosur nga serbėt nė urėn e Ibrit, e cila ėshtė duke penguar lėvizėn e lirė tė qytetarėve.

Kastrati, kėrkesėn pėr largimin e barrikadave qė, sipas tij, kanė krijuar njė imazh shumė tė keq pėr Mitrovicėn, ia bėri komandantit tė KFOR-it, gjen. Erhard Drews, i cili tė enjtėn qėndroi nė Mitrovicė.

“Barrikada mbi Ibėr dhe barrikadat tjera nė veri janė tė papranueshme dhe si tė tilla nuk duhet tė lejohen qė tė qėndrojnė nė rrugė”, tha kryetari Kasatrati

Njė tjetėr shqetėsim qė ka pėrmendur kryetari nė takim me gjen. Drews ka qenė ai pėr kontrabandėn e mallrave nga Serbia nė drejtim tė Kosovės nėpėrmjet rrugėve alternative nė veri, thuhet nė komunikatėn nga zyra pėr informim nėMitrovicė.

Komandanti i KFOR-it,  Erhard Drews, ka pranuar se barrikadat janė duke krijuar shumė probleme, por nuk ka precizuar se kur do tė reagojė KFOR-i. Drews e ka quajtur barrikadėn mbi urėn e Ibrit si barrikadė tė turpit, sipas njoftimit tė komunės.

“Ajo ka njė simbolikė politike dhe simbolikat e tilla nėse largohen me mjete ushtarake nuk janė tė suksesshme, meqė nuk eliminohet edhe mentaliteti i asaj simbolike”, tha Drews.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn