Ban Kritikon Policinė e Kosovės

Foto: un.orgFoto: un.org
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Ban Ki-Moon ka kritikuar policinė e Kosovės pėr njė seri gabimesh tė bėra gjatė tre muajve tė kaluar.

Shefi i OKB-sė tha se mungesa e veprimit vė hije mbi aftėsinė e policisė sė Kosovės pėr tu ballafaquar me situata krize dhe tė fitojė besimin e publikut.

Nė njė raport tė rregullt stinor pėr Kosovėn, Ban ka shprehur shqetėsim serioz rreth reagimeve tė policisė sė Kosovės gjatė festimeve tė Vidovdanit mė 28 qershor.

Gjashtėmbėdhjetė persona ishin lėnduar duke u kthyer nga Gazimestani, ku kishin shkuar pėr tė pėrkujtuar Betejėn e Kosovės tė vitit 1389.

Ban shprehu shqetėsim pėr problemet e minoriteteve nė Kosovė duke shtuar se nė tre muajt e kaluar ka pasur vetėm njė numėr tė vogėl tė kthyerish.

Duke iu referuar njė raporti tė UNHCR-sė, ai ka thėnė se 131 persona ishin kthyer gjatė tre muajve tė kaluar nė Kosovė pėrfshirė 45 serbė, pesė romė, 36 ashkali dhe egjiptianė, 27 goranė, 12 boshnjakė dhe pesė shqiptarė, qė ėshtė sa gjysma e tė kthyerve nė periudhėn e njėjtė tė vitit 2011.

Kėshilli i Sigurimit do tė diskutojė raportin e Ki-Moon mė 21 gusht.

Sekretari i Pėrgjithshėm po ashtu ka kritikuar mungesėn e unitetit nė qasjen e komunitetit ndėrkombėtar ndaj Kosovės.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn