Prifti Serb Vret tė Varurin nė Droga

Incizimet e mėhershme nė qendrėn e rehabilimit nė Crna RekaIncizimet e mėhershme nė qendrėn e rehabilimit nė Crna Reka
nga  Bojana Barlovac
© Tė drejtat autoriale

Njė prift i Kishės Ortodokse Serbe ka vrarė njė njeri nė njė qendėr rehabilitimi, duke ringjallur kujtimet e tė rrahurave brutale tė tij nė njė qendėr trajtimi tė drejtuar nga kisha.

Prifti Branislav Peranoviq, ish drejtuesi i qendrės sė famshme tė rehabilitimit tė Kishės Ortodokse Serbe Crna Reka, ka vrarė njė person tė varur nė droga nė qendrėn tjetėr tė rehabilitimit tė drejtuar nga kisha nė Jadranska Lesnica, nė Lindje tė Serbisė, tė hėnėn mbrėma duke i rėnė nė kokė me njė shkop.

Peranoviq ėshtė arrestuar dhe vėnė nė paraburgim nė qytetin Sabac pėr 48 orė.

Gjykatėsi i rastit, Slobodan Velisavljeviq, ka thėnė se djali i vrarė ishte gjetur nė njė shtėpi pranė e qė ka pronar Peranoviqin.

“Autopsia ėshtė duke u bėrė pėr tė vendosur nėse vdekje ishte pasojė e sulmeve tė shkaktuara nga njė objekt i rėnė me tė cilin i ėshtė rėnė nė kokė”, Velisavljeviq u ka thėnė gazetarėve.

Dioqeza e Sabacit, qė ka nė pronėsi kompleksin nė Jadranska Lesnica, ka shprehur dhimbje nė lidhje me incidentin dhe ka thėnė qė po e vėzhgojnė hetimin.

“Sapo tė gjenden tė dhėnat dhe faktet relevante, gjykata e kishės sė dioqezės do tė marrė masa brenda juridiksionit tė saj”, ka thėnė dioqeza.

Peranoviq kishte qenė nė qendėr tė kritikave mė 2009 kur filmimet e televizionit shpėrfaqėn metodat brutale qė ai pėrdorte pėr tė drejtuar tė varurit nga droga nė Crna Reka.

Incizimet shfaqnin pacientėt duke u sulmuar me lopata dhe duke u rėnė fytyrės.

Kisha Ortodokse Serbe kishte dėnuar sjelljen e tij nė atė kohė. Atėherė peshkopi i dioqezės sė Rashkės e largoi Peranoviqin nga pozita e tij menaxheriale dhe e mbylli qendrėn rehabilituese nė manastirin e Crna Rekės.

Peranoviq ishte dėrguar nė gjykatė dhe ende nuk ėshtė marrė ndonjė vendim.

Ndėrkohė, Peranoviq vullnetarisht e la manastirin e Crna Rekės dhe mė 2010 u bė kreu i qendrės sė trajtimit pėr tė varurit nė droga nė Jadranska Lesnica.

Nė qershor 2010, Ministria e Shėndetit e Serbisė dhe Kisha Ortodokse Serbe nėnshkruan njė marrėveshje pėr tė trajtuar tė varurit nga droga.

Nė marrėveshje, kisha zotohej tė vazhdonte zbatimin e programit tė quajtur “Toka e atyre qė jetojnė”. Ky program terapeutik, i vėnė nė jetė qė nga viti 2005, pėrbėhet prej pesė qendrave, tė cilat, sipas kishės, trajtojnė rreth 20 deri nė 30 tė varur nga droga.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn