Autoriteti i Konkurrencės Heton “Sharrcemin”

Foto: Sharrcem.comFoto: Sharrcem.com
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Autoriteti Kosovar i Konkurrencės ka nisur hetimet ndaj kompanisė sė ēimentos “Sharrcem” nė Han tė Elezit, lidhur me vendimin pėr Masat e Pėrkohshme Mbrojtėse pėr importin e ēimentos, i ndėrmarrė nga MTI. Sipas kėtij autoriteti, vendimi ndikoi nė ērregullimin e tregut tė ēimentos dhe bie ndesh me Ligjin pėr Mbrojtjen e Konkurrencės.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencės (AKK) ka nisur hetimet nėse vendimi pėr Masat e Pėrkohshme Mbrojtėse nė importet e ēimentos, i ndėrmarrė nga ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila, bie ndesh me nenin 11 tė Ligjit pėr Mbrojtjen e Konkurrencės.

AKK ka vėrejtur se vendimi ka ndikuar nė ērregullimin e tregut tė ēimentos.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrencės, nė bazė tė informatave tė siguruara nga monitorimi i tregut tė ēimentos, para dhe pas nxjerrjes sė vendimit pėr Masat e Pėrkohshme Mbrojtėse nė importet e ēimentos pėr tė gjitha vendet me tarifa prej 35% nga MTI-ja, si dhe pas nxjerrjes sė rekomandimit pėr rishikimin e kėtij vendimi me tė cilin masė ėshtė ndier njė ērregullim nė tregun e ēimentos, qė bie ndesh me nenin 11 tė Ligjit pėr Mbrojtjen e Konkurrencės nr. 03/L-229, mori vendim pėr fillim e procedurės sė hetimeve ndaj Sharrcemit”, njofton AAK, nėpėrmes njė komunikate shtypi.

Vendimi qė ishte marrė nė muajin qershor nga MTI-ja favorizonte korporatėn greke “Titan”, qė ėshtė pronare i fabrikės sė ēimentos nė Han te Elezit. MTI-ja i ka vendosur njė taksė prej 35 pėr qind importuesve tė ēimentos, duke favorizuar kėshtu ēimentoren nė Han tė Elezit me arsyetimin se ėshtė prodhues vendės. Kjo thuhej se ėshtė bėrė duke u bazuar nė Ligjin pėr masat mbrojtėse nė importe.

Pas reagimeve tė shumta, Qeveria ka njoftuar se vendimi do tė shfuqizohet nga 1 gusht i kėtij viti.

Lėvizja Vetėvendosje, nėpėrmes njė komunikate shtypi, thotė se MTI-ja tashmė e ka arritur qėllimin. “E ky qėllim ishte qė kompania greke Titan tė fitojė miliona Euro dhe qė nė tė njejtėn kohė tė marr pozitė dominuese nė treg karshi prodhuesve tjerė, shumica nga Shqipėria. Pėr ta mbajtur kėtė vendim nė fuqi, Qeveria e Kosovės organizoi bojkotimin e Kuvendit kur e pa se me vota do tė humbiste, pėrjashtoi nga koalicioni Emin Gėrbeshin pėr shkak se parashtroi pyetje dhe ofroi mbrojtje nė treg pėr ēimento tė shtrenjtuar, plot 51 ditė tė periudhės verore, kur ēimentoja ėshtė nė kėrkesė tė lartė”.

Pasi qė arsyetimi i ministrisė dhe qeverisė ishte se me kėtė po mbrohen vende tė punės, Vetėvendosje kėrkon nga ministria dhe qeveria qė tė tregojė se sa vende tė punės janė krijuar apo janė mbrojtur kėto 51 ditė, cila ėshtė pėrqindja e tregut qė “Titani” e ka fituar dhe do ta mbajė tash e tutje, si dhe sa ėshtė fitimi i kompanisė “Titan” nga kėto masa tė mbrojtjes.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn