Hyrja e Shpellės sė Zgatarit | Foto: FlickrNė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren, tė martėn u mbajt vazhdimi i seancės gjyqėsore, kundėr tre tė pandehurve, dy nga Mitrovica dhe njėrit nga Dragashi, pėr kryerje tė veprės penale tė vrasjes sė rėndė si dhe veprės penale tė dhėnies sė ndihmės pas kryerjes sė veprės penale.
Prokuroria e Qarkut nė Prizren e akuzon Gani Osmanin se mė 8 nėntor 2011, rreth orės 23, nė Shpellėn e Zgatarit, e cila gjendet nė afėrsi tė fshatit Zgatar tė Dragashit, me dashje e ka privuar nga jeta, Sefer Bazajn, nga fshati Sllatinė, komuna e Fushė-Kosovės.
Sipas aktakuzės, Osmani nė mėnyrė mizore dhe dinake, sė bashku me tė akuzuarin Hetem Nimani nga Mitrovica, nisen me veturėn “Reno Espace”; nė fshatin Sllatinė e marrin Seferin dhe nisen nė drejtim tė fshatit Kapre - komuna e Dragashit. Aty takohen me tė akuzuarin tjetėr Ridvan Flugaj dhe mė pas nisen nė drejtim tė shpellės.
E ndalin automjetin dhe nisen nė kėmbė drejt shpellės me paramendim dhe planifikim. Ganiu e shtyn Sefer Bazajn nė shpellė, me ē’rast ai bie nė njė thellėsi prej 60 metra, ku edhe gjen vdekjen.
Pas 14 ditėsh, mė saktėsisht mė 22 nėntor 2011, nė ora 14:20 nga ana e FSK-sė, me litarė ėshtė nxjerrė viktima. Me kėtė rast, ekipi i emisionit “Drejtėsia nė Kosovė” ka qenė prezent dhe ka bėrė xhirimin e drejtpėrdrejtė tė rastit, xhirim tė cilin edhe nė shqyrtim kryesor Gjykata e Qarkut nė Prizren, e pėrdori si provė materiale.
Xhirimi i Emisionit "Jeta nė Kosovė":
policia from Jeta ne Kosove on Vimeo.
Dy tė pandehurit Nimani dhe Flugaj, edhe pse kanė qenė nė dijeni se i akuzuari Gani Osmani ka kryer veprėn penale tė vrasjes sė rėndė, e cila dėnohet me dėnim afatgjatė, (deri nė 40 vjet burgim), e ndihmojnė atė nė shmangien e zbulimit tė veprės penale, duke mos i lajmėruar personat zyrtarė pėr kryerjen e kėsaj vepre penale.
Nė seancėn e tė martės ishte planifikuar qė tė dėgjohej eksperti i mjekėsisė ligjore, Flamur Blakaj, i cili nga kryetari i trupit gjykues, fillimisht u kėshillua qė mendimin e tij ta paraqesė tė paanshėm dhe tė bazuar ekskluzivisht nė tė arriturat e tij profesionale. Nė tė kundėrtėn, iu sqarua se ēdo deklaratė e njėanshme tėrheq pėrgjegjėsi penale.
Dr. Blakaj, para trupit gjykues, deklaroi se kur ėshtė bėrė autopsia, kishte filluar kalbėzimi i kufomės. “Lapra e veshit tė djathtė ka qenė e shqyer; nė anėn e pjesės sė djathtė tė mbrapa kokės ka qenė njė plagė shqyese me pėrmasa afėrsisht 7 cm; nė shpinė ka pasur gjakderdhje nėnlėkurore; ndėrsa thyerje ka pasur nė dy gjunjėt e kėmbėve, nė duar, nė shpinė, brinjė dhe pothuajse nė tė gjitha pjesėt e trupit ka pasur thyerje kockore”, saktėsoi ai.
Blakaj tha se tė gjitha lėndimet janė shkaktuar “ante mortem” (para vdekjes).
Nė pyetjen e avokatit Habit Asllani, se cili ka qenė shkaktari kryesor i vdekjes, Blakaj nuk pati pėrgjigje konkrete. “Ose ka qenė mjeti i fortė qė e ka goditur viktimėn, ose viktima e ka goditur objektin, mirėpo kėtu nuk mund tė japim pėrgjigje konkrete, sepse edhe kalbėzimi i viktimės e ka bėrė tė veten dhe e ka vėshtirėsuar gjendjen”, u shpreh ai.
Nga avokati Asllani, pati shumė insistime, mirėpo pėrgjigje konkrete nuk mundi tė marrė nga eksperti i mjekėsisė ligjore.
Pas marrjes sė mendimit tė ekspertit, nga mbrojtėsit pati propozime, pėr tė cilat trupi gjykues mori vendim, duke e refuzuar kėrkesėn e avokatit Habit Asllani, pėr kontrollimin dhe shikimin neuropsikiatrik pėr tė akuzuarin Gani Osmani, me arsyetimin se nuk ka ndonjė provė, rrethanė ose sjellje tė tė akuzuarit, qė tė orientojė gjykatėn se i akuzuari mund tė ketė ndonjė pengesė tė caktuar.
Ndėrsa u aprovua propozimi i avokatit Esat Gutaj dhe Habit Asllani, qė tė bėhet kėqyrja e vendit tė ngjarjes, pėrkitazi me rrethanat e pozitės sė greminės, distancave dhe vendeve tė sakta ku kanė qenė tė akuzuarit dhe viktima. U vendos qė kjo tė bėhet mė 23 korrik.
Po ashtu u aprovua edhe kėrkesa e avokatit Hazėr Susuri, qė tė sigurohet video - incizimi i plotė dhe veēanėrisht pjesa e depėrtimit tė pjesėtarėve tė FSK-sė, nė fundin e greminės, aty ku ėshtė gjetur kufoma. Seanca e radhės do tė mbahet mė 24 gusht.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)