
Sipas policisė sė Tetovės, vajza vdiq kur mbi makinėn ku ajo ndodhej kishte rėnė njė lis i madh.
Edhe babai i viktimės ishte lėnduar dhe ėshtė dėrguar menjėherė nė spital.
Deri mė tani, nuk ka viktima tjera tė raportuara nga kjo stuhi.
Erėrat kishin arritur shpejtėsinė deri nė 100 kmh natėn e sė enjtes, duke shkatėrruar shumė kulme shtėpish dhe duke shkaktuar ndezjen e zjarreve nė Tetovė dhe nė kryeqytetin maqedonas.
Nė Shkup stuhia e cila zgjati mė shumė se 25 minuta shkatėrroi shumė shtylla elektrike. Brigada e zjarrfikėsve ka ndėrhyrė 28 herė brenda natės pėr tė parandaluar keqėsimin e situatės, tha Blagoja Menkovski, njė nga anėtarėt e brigadės sė zjarrfikėsve nė Shkup.
“E gjithė brigada jonė ishte nė gatishmėri pėr tė vepruar. Kemi marrė raportime pėr zjarre nga ēdo pjesė e Shkupit dhe arritėm qė t’i shuajmė ato”, tha Menkovski.
Mediat kanė raportuar edhe pėr rrėnimin e shumė kulmeve nė Tetovė dhe Shkup tė cilat kishin pėrfunduar nėpėr rrugėt e qyteteve pėrkatėse.
Ndėrkaq, tė premten nė mėngjes, ekipet e emergjencės ishin ende nė aksion duke larguar nga rrugėt pemėt dhe mbeturinat qė solli stuhia e njė nate mė parė.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)