
Qeveria e Kosovės, pėrmes njė komunikate pėr shtyp thotė se kryeministri Thaēi ka pranuar sot kėrkesėn pėr lirimin nga detyra pėr Bujar Bukoshin dhe Astrit Haraqinė.
Bukoshi ka mbajtur postin e zėvendėskryeministrit tė qeverisė ndėrsa Haraqija mbante postin e zėvendėsministrit tė ministrisė sė financave.
“Zėvendėskryeministri Bukoshi dhe zėvendėsministri Haraqija kėtė akt e kanė bėrė pėr hir tė respektimit tė procedurave ligjore, qė po zhvillohen ndaj tyre dhe me qėllim tė krijimit tė hapėsirės pėr organet e drejtėsisė pėr tė kryer misionin e tyre”, thuhet nė komunikatė tė qeverisė pėr media.
Bukoshi dhe Haraqija kanė theksuar se do tė bashkėpunojnė me organet e drejtėsisė dhe janė tė bindur nė pafajėsinė e tyre.
“Po ashtu, ata potencojnė se si pėrfaqėsues tė Listės Ibrahim Rugova, do tė mbesin partnerė koalicioni nė Qeverinė e Republikės sė Kosovės,” shkruan komunikata duke shtuar se edhe kryeministri Thaēi konfirmoi partneritetin me kėtė Listė, si ne planin qeverisės dhe atė politik.
Kryeministri Thaēi ka treguar mirėkuptim ndaj kėtij akti moral dhe juridik tė dy zyrtarėve.
“Duke e falėnderuar z.Bukoshi dhe z.Haraqija pėr punėn e tyre nė Qeveri, kryeministri Thaēi nga sot i liron ata nga detyrat qė i kanė ushtruar deri mė tani.”
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)