
Agjencia Kundėr Korrupsionit (AKK) ka proceduar nė gjykatė pėr kundėrvajtje rastin e drejtorit tė Postės dhe Telekomunikacionit tė Kosovės, PTK Ejup Qerimi pėr shkak se pėrveē kėsaj pozite mban edhe pozitėn e anėtarit tė Bordit tė Drejtorėve tė Trustit Pensional tė Kosovės.
AKK pėrmes njė komunikate publike, ka njoftuar se nė fillim tė hapjes sė kėtij rasti Qerimi kishte shprehur gatishmėri tė bashkėpunojė me Agjencinė pėr t’iu shmangur konfliktit tė interesit.
Por, edhe pėrkundėr paralajmėrimeve tė AKK-sė dhe afatit tė dhėnė pėr tė heqė dorė nga njėri funksion, ai edhe mė tutje ka vazhduar tė ushtrojė dy funksionet.
Gazeta “Jeta nė Kosovė”, ka shkruar javė e kaluar pėr konfliktin e mundshėm tė interesit nga ana e Qerimit, i cili figuron edhe si bashkėpronar dhe aksionar i disa kompanive private.
Qerimi, megjithatė, ishte shprehur se nė rastin e tij nuk ekziston asnjė element i konfliktit tė interesit.
Nė njė shkresė qė ai i ka dėrguar Agjencisė Kundėr Korrupsionit, mė datėn 11 maj 2012, e qė i ėshtė dhėnė e njėjta pėrgjigje lidhur me kėtė ēėshtje edhe “Jetės nė Kosovė”, Qerimi thotė se nė qershor tė vitit 2011 me konkurs ėshtė zgjedhur anėtar i Bordit tė Drejtorėve tė Trustit Pensional tė Kosovės, nė cilėsi tė Pėrfaqėsuesit Profesional tė Punėdhėnėsve.
Kurse, me datė 24 shkurt 2012 ėshtė pėrzgjedhur nė pozitėn e kryeshefit ekzekutiv. Tutje, nė atė shkresė tė Qerimit, thuhet se Agjencia ėshtė njoftuar pėr kėto lėvizje.
Qerimi iu referohet Ligjit pėr Parandalimin e Konfliktit tė Interesit nė ushtrimin e funksionit publik, ku pretendon qė qėllimi ėshtė parandalimi i konfliktit ndėrmjet interesit publik dhe privat.
Andaj,shton se nė asnjėrin nga funksionet e tij, nuk paraqitet elementi privat, pasi qė tė dy kėto institucione janė publike.
E nė anėn tjetėr, zyrtarėt e AKK-sė insistojnė se Ligji pėr Parandalimin e konfliktit tė interesit nė ushtrimin e funksionit publik (nr.04/L-051, neni 16 pika 1), precizon qartė se pozitat e tilla janė tė papajtueshme dhe paraqesin konflikt interesi.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)