Foto ilustrim: Flickr“Lufta nuk ka pėrfunduar”, iu tha Sulagiqi, studentėve qė merrnin pjesė nė universitetin veror nė Srebrenicė, i cili mbahet gjatė pėrkujtimores sė masakrės sė vitit 1995, gjatė tė cilės u vranė mė shumė se 7,000 boshnjakė.
“Po luftojmė ende tė njėjtėn luftė. Njė nga frontet e asaj lufte ėshtė pikėrisht kėtu, nė kėtė moment, dhe ajo ėshtė ēfarė po bėjmė ne”, tha ai.
“Pėr ēfarė po luftojmė ėshtė jeta jonė, tė jetojmė ku duam tė jetojmė, nė pėrputhje me tė drejtat dhe besimet tona”, shtoi ai.
Sulagiqi, i cili dha dorėheqjen vitin e shkuar si ministėr i Arsimit nė Kantonin e Sarajevės, po drejton fushatėn pėr tė regjistruar votuesit nė Srebrenicė.
Nė vitin 2008, komuniteti ndėrkombėtar dhe qeveria bėnė njė pėrjashtim nė ligjin zgjedhor pėr tė lejuar boshnjakėt tė votonin, ose nė vendbanimet e tanishme ose tė paraluftės, ndryshim qė nuk ėshtė vazhduar edhe pėr zgjedhjet e ardhshme tė tetorit.
Sulagiqi po drejton fushatėn pėr tė nxitur boshnjakėt [myslimanėt] tė vijnė nė Srebrenicė pėr t’u regjistruar dhe tė votojnė pėr kryebashkiakun nė detyrė, Qamil Durakoviq, i cili po garon sėrish nė zgjedhjet lokale nė vjeshtė.
Boshnjakėt pėrbėnin 80 pėr qind tė popullatės sė paraluftės nė Srebrenicė, por tani janė minoritet nė qytet, skenė e masakrės famėkeqe serbe tė Bosnjės nė 1995, tė cilėn gjykatat e kanė cilėsuar si gjenocid . Tani kanė frikė se njė serb do tė fitoj zgjedhjet lokale tė vjeshtės nė qytet.
“Dua tė kem tė ardhme nė kėtė vend si qytetar dhe personalisht jam gati tė shkoj nė ekstrem pėr kėtė luftė tė veēantė”, tha Sulagiqi.
“Po bėj tė vetmen gjė qė mund tė bėj tani: tė sjellė njerėzit kėtu, t’i regjistroj pėr tė votuar”, shtoi ai.
Durakoviqi u tha studentėve se duhet tė fitojė, sepse Srebrenicės i mungon mbėshtetja psikologjike pėr tė nxitur kthimin e ish-popullatės shumicė boshnjake nė vend.
Ai tha se Srebrenica ende nuk ėshtė pėrballuar me tė shkuarėn, qė ėshtė thelbėsore pėr tė ecur pėrpara.
“17 vjet kanė kaluar deri mė tani”, iu tha ai, studentėve. “Shtatėmbėdhjetėve vjet nga vrasjet masive, keni njerėz qė jetojnė bashkė. A mjafton kjo? Qė kur lufta ka pėrfunduar nuk kemi pasur aksidente fizike, nuk kam marrė kurrė ndonjė raport se boshnjakėt kanė sulmuar serbėt, ose serbėt boshnjakėt. Jetojnė bashkė, shoqėrohen, jetojnė. Por momenti qė flasim pėr tė shkuarėn, tė gjithė marrin pozitat e tyre fillestare”.
Njė paneliste tjetėr, Alma Masiq nga Iniciative Rinore pėr tė Drejtat e Njeriut, njė OJQ rajonale, tha se qytetarėt nuk janė tė pėrfshirė mjaftueshėm nė procesin e pajtimit.
Durakoviq, Masiq dhe Sulagiq shprehėn mospajtimin dhe frustrimin e tyre njė vendimi tė deklaruar rishtazi nga etnia serbe e Bosnjės, Republika Srpska, pėr tė mbajtur komemoracione pėr viktimat serbe tė luftės sė vitit 1992, gjatė gjithė javės, nga 7 deri mė 12 korrik, edhe nė qytetin e Srebrenicės, gjatė pėrkujtimit boshnjak, nė tė cilin 520 viktima boshnjake tė gjetura vitin e shkuar do tė varrosen.
Shkolla Verore nė Srebrenicė, kėtė vit tė tretė tė saj, po drejtohet nga Dr Hariz Haliloviq, i lindur nė Srebrenicė qė ėshtė profesor antropologjie nė universitetin Monash nė Australi.
Nė shkollė po marrin pjesė 30 pjesėmarrės nga e gjithė bota, pėrfshirė nga Meksika, Hungaria, Serbi, Republika Ēeke, Holanda, Australia dhe Kanadaja.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)