
Nė konferencė marrin pjesė rreth 100 liderė botėrorė.
Sipas Ministrisė sė Jashtme tė Kosovės, Hoxhaj ka zhvilluar takime tė ndara me shumė homologė “tė shteteve tė fuqishme qė e kanė pėrkrahur Kosovėn dhe me pėrfaqėsuese tė shteteve qė ende nuk e kanė njohur shtetin tonė”.
Nė fjalėn e tij, Hoxhaj ka thėnė se Republika e Kosovės dėnon ashpėr fushatėn gjakderdhėse tė regjimit tė Assadit ndaj aspiratave tė opozitės siriane pėr tė transformuar vendin e tyre nė njė shtet tė hapur dhe pluralist.
“Republika e Kosovės shpreh solidaritetin e plotė me kėrkesat e popullatės pėr ndryshime politike nė Siri, dhe ne pėrkrahim angazhimet e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki-Moon dhe tė tė dėrguarit tė KB-sė dhe tė Ligės Arabe, Kofi Annan”, ka theksuar Hoxhaj.
Sipas Hoxhajt, regjimi i Assadit e ka humbur legjitimitetin e tij nė momentin kur kėrkesat legjitime tė qytetarėve sirianė u ndeshėn me bombardime artilerish, tankesh dhe me vrasjen masive tė civilėve.
“Nė Siri, sot, edhe njėherė, njėjtė si nė Bosnje dhe Kosovė vite mė parė, komuniteti ndėrkombėtar ėshtė para njė dileme pėr tė ndėrmarrė aksionin e duhur pėr tė parandaluar dhunėn dhe viktimat”, tha Hoxhaj.
“Ne ishim viktimė e njė spastrimi etnik dhe tė shkeljes sė tė drejtave tė njeriut nga logjika e njė tirani siē ishte Sllobodan Milosheviqi. Sot, Kosova ėshtė njė vend demokratik, i pavarur dhe njė faktor paqeje dhe stabiliteti nė Ballkan dhe nė Evropė”.
Ai po ashtu ka shprehur besimin e fuqishėm qė Komuniteti Ndėrkombėtar ėshtė nė gjendje t’i pėrgjigjet nė mėnyrė efektive krizės sė Sirisė.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)