EULEX-i Arreston Pesė Persona tė Dyshuar pėr Terrorizėm

nga  Petrit Ēollaku
© Tė drejtat autoriale

Misioni Evropian nė Kosovė ka arrestuar pesė persona tė dyshuar pėr sulmin e njė pike kontrolli tė policisė serbe nė Dobrosin dhe akuzohen pėr terrorizėm. Ky fshat gjendet shumė afėr pikės kufitare ndėrmjet Gjilanit dhe Bujanocit.

Njė gjyqtar i EULEX-it ka urdhėruar qė tė bėhet paraburgimi i dy prej pesė personave tė arrestuar qė dyshohen pėr gjuajtje me armė drejt njė pike kontrolli tė policisė serbe nė fshatin Dobrosin qė gjendet afėr portės 5, 16 kilometra nė jug-perėndim tė Bujanocit.

Tre tė dyshuarit e tjerė janė urdhėruar tė paraqiten nė stacionin e policisė dhe u janė marrė pasaportat.

“Tė dyshuarit janė arrestuar mė 1 korrik 2012 nga policia e EULEX-it dhe janė akuzuar pėr kryerje tė veprės terroriste dhe pjesėmarrje nė grup terrorist pėr gjoja gjuajtjen nė pikėn e kontrollit tė policisė serbe afėr Portės 5”, thuhet nė kumtesėn pėr shtyp tė EULEX-it.

Misioni thekson se incidenti ka ndodhur ‘afėr kufirit/kufirit administrativ ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė nė orėt e hershme tė mėngjesit mė 28 qershor 2012’. 

“Hetimi, i udhėhequr nga njė prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovės, ėshtė mbėshtetur nga KFOR-i dhe Policia e Kosovės.”

Incidenti i parė ka ndodhur me 17 maj ku e njėjta pikė policore ishte sulmuar me armė.

Pėrgjegjėsin e sulmeve e ka marrė organizata e quajtur “Lėvizja e lirisė” nėpėrmjet komunikatave pėr media. (Shih komunikatėn)

Komunikatat mbajnė logon “Lėvizja e Lirisė”, datėn dhe vulėn dhe nėnshkrimi nga drejtoria rajonale.

Nė komunikatė pėrshkruhet aksioni i marrė nga njėsia Shqiponjat e Lirisė tė gardės Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. 

Komunikata qė mban titull “pėr sulm-aksion nė rajon” thekson se “Efektivėt qė kryen aksionin ishin 5 (pesė) pjesėtarė dhe armėt qė janė pėrdorė ishin pushkėt automatike, pushkė mitraloz dhe armė tjera.

Organizata tėrheq vėrejtjen forcave serbe, siē thuhet nė komunikatė, qė tė ndėrprenė ēdo veprim tė terrorizmit shtetėror qė ushtrohet nė shqiptarėt e kėsaj ane.

Nė fund, organizata kėrkon edhe nga pjesėtarėt e policisė serbe qė janė shqiptarė qė tė heqin ‘uniformat kriminale tė Serbisė’.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn