Nenet e Mediave Dėrgohen nė Kushtetuese

Foto: Vetėvendosje!Foto: Vetėvendosje!
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Gjykatės Kushtetuese i janė dėrguar pėr interpretim nenet 37, 38 dhe 39 tė kodit penal, qė rregullojnė mediat, pėr interpretim.

Nė emėr tė grupit parlamentar tė Lėvizjes Vetėvendosje, deputetja Alma Lama, ka dorėzuar tė premten kodin penal tė sapo aprovuar nga Kuvendi i Kosovės nė Gjykatėn Kushtetuese, nga e cila kėrkon interpretim tė pėrmbajtjes sė tij, pėrkatėsisht tė neneve qė rregullojnė pėrgjegjėsinė penale tė gazetarėve dhe mbrojtjen e burimeve tė tyre.

“Nė kėrkesėn tonė ne kemi kėrkuar qė Gjykata Kushtetuese tė vendosė nėse nenet 37, 38 dhe 39 tė kodit penal tė Kosovės janė nė pėrputhje me nenin 40, 42 tė Kushtetutės sė Kosovės me tė cilat garantohet liria e shprehjes dhe e mediave dhe me nenin 10 tė Konventės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut me tė cilėn parashihet liria e shprehjes”, ka thėnė deputetja Lama pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Lėvizja Vetėvendosje ka ngritur kėtė ēėshtje nė Gjykatėn Kushtetuese shtatė ditė pasi qė kodi penal ėshtė shpallur nga Kuvendi i Kosovės. Kjo e drejtė garantohet me nenin 113 tė Kushtetutės sė Kosovės, ku si palė tė autorizuara pėr tė ngritur dhe kontestuar njė ligj apo vendim tė miratuar nga Kuvendi janė dhjetė a mė shumė deputetė tė Kuvendit tė Kosovės.

Lidhur me pėrmbajtjen e kodit penal, Asociacioni i Gazetarėve Profesionistė tė Kosovės (AGPK) ka shprehur shqetėsimin e tyre duke kėrkuar qė tė largohen nga kodi penal tė gjitha nenet qė kanė tė bėjnė me media.

Nė anėn tjetėr, Freedom House ka kėrkuar nga Kuvendi i Kosovės qė nga kodi penal tė largohet neni 37 por jo edhe ai 38, qė rregullon mbrojtjen e burimeve.

Sipas tyre, neni 38 duhet tė rishikohet dhe tė jetė nė pėrputhje me Rekomandimin 1950 tė Kėshillit tė Europės, sipas sė cilit zbulimi i burimeve bėhet vetėm nė rrethana tė jashtėzakonshme, kur interesat vitale publike ose individuale janė nė rrezik dhe mund tė pėrforcohen bindshėm.

Gjatė seancės parlamentare tė mbajtur mė 28 qershor, partitė opozitare, LDK dhe VV, nuk kanė mbėshtetur grupin parlamentar tė Partisė Demokratike tė Kosovės nė kėrkesėn e tyre  pėr procedim tė pėrshpejtuar tė projektligjit tė ri pėr heqjen e kėtyre neneve.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn