Policia Kritikohet pėr Pėrdorim tė Tepruar tė Forcės

Ilustrimi: Genc NimoniIlustrimi: Genc Nimoni
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

OSBE-ja ka kritikuar zyrtarėt e Policisė sė Kosovės pėr pėrdorim tė tepruar tė dhunės, ndėrsa KFOR-i e ka quajtur hedhin e koktejit tė molotovit nė autobusėt me serbė si “akt tė dhunshėm dhe tė mjerueshėm”. Policia e Kosovės dhe KMDLNJ kanė version dhe reagim tjetėr.

Shefi i Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, ambasadori Werner Almhofer, ka dėnuar tė premten incidentet e dhunshme qė kanė ndodhur gjatė 28 qershorit, ditės kur serbėt manifestuan pėrvjetorin e Betejės sė Kosovės, ose “Vidovdanin”, nė Gazimestan.

35 policė tė Kosovės ishin raportuar tė lėnduar, ndėrsa ata kanė deportuar dy autobusė me serbė nė pikėn kufitare nė Merdarė si dhe kanė ndaluar dhe kanė detyruar njė numėr qė kanė pasur tesha me mbishkrime e qė konsiderohej se nxitnin urrejtje. Manifestimi nė Gazimestan ishte pėrmbyllur me thirrjen e pėrfaqėsuesve tė Kishės Ortodokse pėr tė “mbrojtur Kosovėn” dhe me rihapjen e pikės kufitare nė Merdarė.

Ambasadori Almhofer kėrkoi tė premten “hetime tė hollėsishme tė incidenteve dhe dyshimeve pėr pėrdorim tė forcės sė tepruar nga disa policė”.
 
“Jam i shqetėsuar nė lidhje me raportimet pėr pėrdorimin e tepruar tė dhunės nga disa policė, dhe i bėjė thirrje Inspektoratit tė Policisė sė Kosovės qė tė hetojė ēdo sjellje tė keqe tė policisė”, tha ai, nė njė komunikatė.

Po ashtu, Almhofer ka thėnė se “sulmet e raportuara ndaj policėve dhe njerėzve qė udhėtonin me autobusė janė tė papranueshme”.

Edhe Trupat Paqeruajtėse tė NATO-s, KFOR, tė mėrkurėn dėnuan fuqishėm “aktin e dhunshėm dhe tė mjerueshėm me koktej Molotovi ndaj pesė autobusėve serbė nė afėrsi tė Hotelit Victory nė Prishtinė”.

“Ky veprim i turpshėm ėshtė nė kundėrshtim me integritetin e mbajtjes sė ambientit tė qetė dhe tė sigurt pėr tė gjithė njerėzit nė Kosovė dhe nuk ka vend nė zhvillimet aktuale tė njė shoqėrie moderne”, tha KFOR-i, nė komunikatėn e vetė.

Trupat e NATO-s pėrshėndetėn pėrkushtimin e institucioneve pėrgjegjėse qė tė kryejnė hetim tė plotė pėr kėtė akt tė dėnueshėm.

Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, i ka thėnė Gazetės Jeta nė Kosovė se ky version nuk ėshtė i vėrtetė.

“Policia ka pranuar njė informatė pėrmes linjės telefonike se nė rrugėn nga Prishtina nė drejtim tė Veternikut, te semaforėt afėr vendit tek hotel Viktoria disa autobusė janė gjuajtur me gurė nga persona tė panjohur”, thotė Policia e Kosovės, nė njė komunikatė tė saj.

“Tė njėjtit kanė informuar po ashtu pėrmes linjės telefonike se kanė vazhduar rrugėn pėr nė Llapnasellė ku edhe kanė kėrkuar tretman mjekėsor nė ambulantė. Njėsitet policore kanė dalė nė vendngjarje pėr verifikim tė informacionit dhe pėr veprime tė mėtutjeshme policore. Nė rajonin e Prishtinės policia ka ndaluar njė person tė dyshuar tė nacionalitetit serb, ku gjatė kontrollit tek i njėjti janė gjetur dy radiolidhje, njė palė dylbi dhe materiale tjera”, thotė policia, nė komunikatėn e saj.

Po ashtu, organizata Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut (KMDLNJ) nė njė reagim tė vetėn thotė se pjesa dėrmuese e vizitorėve nė manifestimin e Gazimestanit “ka keqpėrdorur kėto vizita duke i shndėrruar nė vizita pėr demonstrimin dhe promovimin e shovinizmit, nacionalizmit, shpėrndarjes sė urrejtjes nė baza etnike, fyerje, thirrje pėr dhunė duke kėrkuar armė, paraqitje politike dhe urrejtje ndėrfetare”.

“’Pelegrinėt serbė’ kanė fyer dhe sulmuar Policinė e Kosovės si dhe kanė provokuar qytetarėt e Kosovės duke ngritur tre gishtėrinjtė dhe duke brohoritur sloganin ‘Kosova je Serbia’”, thotė KMDLNJ.

Sipas saj, lėndimi i lehtė apo i rėndė i 32 policėve tė Kosovės nė kufirin shtetėror nė Merdare ėshtė akt kriminal i “dėnueshėm pėr ata qė ushtruan dhunė por edhe pėr ata qė planifikuan aksionin pėr parandalim tė dhunės”.

“Policia e Kosovės ėshtė dashur tė dėrgojė njėsitė speciale tė Policisė sė Kosovės, t’i arrestoj ‘pelegrinėt’ e dhunshėm tė cilėt do tė dėnoheshin me njė procedurė tė pėrshpejtuar e pastaj do tė dėboheshin nga Kosova duke u shqiptuar edhe njė masė parandaluese, hyrjen nė Kosovė pėr njė kohė tė caktuar”, thotė organizata.

KMDLNj ėshtė shprehur e shqetėsuar me “heshtjen dhe mosreagimin e faktorit ndėrkombėtar nė dėnimin e dhunės sė huliganėve serbė ndėrkaq u tregua shumė i zėshėm nė dėnimin e dhunės kundėr serbėve autobusi i tė cilėve u gjuajt me gurė nė Prishtinė”.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 5 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn