BE-ja dhe SHBA-tė Mirėpresin Qeverinė e Re Nacionaliste tė Serbisė

nga  Bojana Barlovac
© Tė drejtat autoriale

Ndėrsa bisedimet ndėrmjet Progresistėve dhe Socialistėve pėr postet nė qeverinė e re tė Serbisė kanė filluar, Washingtoni dhe Brukseli mirėpresin formimin e qeverisė sė re, duke sugjeruar edhe njė herė se janė tė interesuar pėr tė lėnė pas tė kaluarėn e Serbisė.

Bashkimi Europian dhe zyrtarėt amerikanė kanė mbėshtetur formimin e njė qeverie tė re nė Beograd, duke shpresuar se Serbia do tė vazhdojė kursin e saj drejt BE-sė.

Stefano Sanino, Drejtori i Pėrgjithshėm pėr Zgjerim nė Komisionin Evropian, tha se BE nuk ka asnjė arsye qė tė mos dyshojė orientimin pro-evropian tė udhėheqjes sė re.

"Ne do tė shikojmė me kujdes lėvizjet e ardhshme tė qeverisė sė re nė Serbi, por nuk ka asnjė arsye tė mos besojmė se ajo do tė jetė pro-evropiane", tha Sanino nė njė debat pėr Ballkanin Perėndimor nė Bruksel tė enjten.

Zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit nė SHBA, Victoria Niland tha se Washingtoni do tė bashkėpunojė me ēdo qeveri nė Serbi tė formuar nė mėnyrė tė ligjshme.

Udhėheqėsit e koalicionit tė Progresistėve dhe Socialistėve do tė hapin bisedimet mbi ministritė nė qeverinė e re tė premten nė mėngjes.

Kjo vjen pasi Presidenti i ri i Serbisė, Tomislav Nikoliq, tė enjten i dha Ivica Daēiēit, qė dikur ishte dora e djathtė e Millosheviēit, njė mandat pėr tė formuar qeverinė.

"[Pėrveē Socialistėve] Shumica do tė pėrfshijė Progresistėt, Rajonet e Bashkuara tė Serbisė dhe ndoshta disa pėrfaqėsues tė tjerė tė pakicave nė parlament", tha Nikoliq.

Duke folur nė njė konferencė shtypi pas takimit, Nikoliē tha se qeveria duhet tė jetė e vogėl nė aspektin e numrit tė ministrive, efikase dhe e pėrgjegjshme.

Ironikisht, kthimi i pushtetit nė Beograd nė duart e xhelatėve e Millosheviqit ndodhi nė Ditėn e Shėn Vitusit, pikėrisht 11 vjet pasi Millosheviqi u ekstradua nė gjykatėn e OKB pėr krimet e luftės, Tribunali i Hagės.

Atje ai u pėrball me akuza pėr luftėrat nė ish-Jugosllavi nė vitet e nėntėdhjeta, dhe vdiq nga njė sulm zemre nė qelinė e tij tė burgut nė Hagė nė mars tė vitit 2006, ndėrsa gjyqi ishte duke vazhduar.

Progresistėt dolėn nga radhėt e ultra-nacionalistėve radikalė tė cilėt ishin aleatė tė ngushtė tė Millosheviqit nė tė nėntėdhjetat.

Duke pasur parasysh tė kaluarėn e tė dy palėve, formimi i qeverisė sė re ka ngritur disa shqetėsime lidhur me tė ardhmen e ofertės sė Beogradit pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian.

Serbisė iu dha statusi i kandidatit tė BE-sė nė mars tė vitit 2012 dhe ka qenė duke shpresuar pėr tė hapur bisedimet e pranimit sė shpejti.

Megjithatė mirėpritja e pėrzemėrt nga qeveritė e huaja deri mė tani tregon se fuqitė perėndimore janė tė gatshėm tė vėnė historinė tė vjetėr tė Serbisė prapa tyre.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn