Pėrleshje nė Parlament

nga  Muhamet Hajrullahu
© Tė drejtat autoriale

Deputetė tė PDK-sė dhe Vetėvendosjes raportohet se janė pėrleshur nė selinė e Parlamentit tė Kosovės. Deputeti i Vetvėvendosje, Rexhep Selimi konfirmon se ka pasur “njė konflikt tė vogėl”.

(E plotėsuar)

Lėvizja Vetėvendosje reagon pėr incidentin qė ka ndodhur nė orėt e paradites nė Kuvendin e Kosovės qė ka pėrfshirė dy deputetėt nga radhėt e saj.

VV tha se deputeti i saj nė kuvend, Rexhep Selimi ishte provokuar nga deputeti i PDK-sė, Latif Gashi duke e kėrcėnuar qė tė mos flasė pėr SHIK-un gjatė njė prononcimi pėr media.

Lėvizja thekson se VV ėshtė e vendosur nė qėllimin e vet pėr tė zbuluar tė vėrtetėn pėr tė cilėn gjė ka kėrkuar nė mėnyra tė ndryshme hetimin mbi aktivitetin e Shėrbimit Informativ tė Kosovės, SHIK.

Nė reagimin e saj, VV thekson se Gashi ka provokuar Selimin e cila ka eskaluar nė njė pėrleshje fizike, pėr tė cilėn Lėvizja shpreh keqardhje.

“Nė atė moment, nė pėrleshjen fizike ėshtė pėrfshirė edhe agjenti tjetėr i SHIK-ut nė Kuvendin e Kosovės nga radhėt e PDK-sė, Bekim Haxhiu, i cili e ka pėrsėritur provokimin e Gashit,” thuhet nė reagimin e VV-sė.

Pėr incidentin ndėrmjet deputetėve ka reaguar edhe Instituti Demokratik i Kosovės, KDI e cila monitoron punėn e Kuvendit tė Kosovės.

KDI thekson se debatet nė kuvend gjatė vitit 2011 e sidomos nė fillim tė vitit 2012 janė pėrcjellė me njė gjuhė jo-tolerante tė cilat janė degjeneruar nė spastrim hesapesh personale “deri nė pėrmasat e terrorit verbal dhe po krijonte rrethana pėr akte dhune”.

“Dhuna qė shpėrtheu sot nė ambientet e Kuvendit tė Kosovės, sė pari mes deputetit Latif Gashi dhe Rexhep Selimi e pastaj edhe mes deputetėve Florin Krasniqi e Bekim Haxhiu e ka historinė e vet, dhe buron pikėrisht nga pėrdorimi i vazhdueshėm i njė gjuhe tė papranueshme pėr demokracinė parlamentare,” thekson KDI.

KDI shton se gjuha jo-parlamentare e debatit si dhe pėrleshjet e dhunshme mes deputetėve krijojnė shumė dilema tek qytetarėt mbi sigurinė e pėrgjithshme, liritė civile dhe demokracinė nė vend.

14:36
Disa deputetė tė Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK) dhe “Vetėvendosjes” raportohet tė jenė pėrfshirė nė pėrleshje fizike, tė enjten.

 

Bėhet fjalė pėr deputetėt e VV-sė, Rexhep Selimi e Florin Krasniqi dhe tė PDK-sė, Latif Gashi dhe Bekim Haxhiu.

Pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė ka folur Rexhep Selimi i cili tha se ka qenė njė konflikt nė mes tij dhe deputetėve tė PDK-sė.

“Po, aty kanė qenė Latifi dhe Kamishi. Ka qenė njė konflikt i vogėl, jo ashtu si po e pėrshkruajnė mediat tjera”, Selimi i tha Gazetės JnK duke mos dhėnė detaje tjera.

Gazeta “Zėri” raporton se incidenti ka ndodhur derisa deputeti opozitar Selimi po jepte njė intervistė pėr media duke pėrmendur Shėrbimin Informativ tė Kosovės (SHIK) gjė qė ka nxitur reagimin e ish-anėtarit tė kėsaj organizate, deputetit tė PDK-sė Latif Gashi. 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 10 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn