Pas largimit tė kamionėve nga hapėsirat publike, nis puna pėr gjelbėrim | Foto: Mihane MustafaKomuna e Prishtinės ka ndėrmarrė njė aksion pėr largimin e 12 kamionėve tė cilėt pėr dy vite me radhė kanė shfrytėzuar hapėsirėn publike, tė hėnėn.
Pas largimit tė kamionėve taksistė, qė qėndronin afėr hyrjes anėsore tė qendrės klinike universitare, ka nisur puna nė gjelbėrimin e kėsaj hapėsire qė llogaritet tė jetė afėr 50 ari.
Muhamet Gashi, shef i inspektoratit nė komunėn e Prishtinės, tha se komuna ėshtė vonuar pėr largimin e kėtyre kamionėve e cila mėton rigjenerimin e kėsaj hapėsire.
“Ėshtė pamje e keqe pėr Prishtinėn”, Gashi i tha Gazetės Jeta nė Kosovė.
Kamionistėt taksistė, qė vijnė nga Podujeva, Ferizaj dhe Malisheva, reaguan pėr kėtė aksion tė komunės.
“Tė isha i Prishtinės, nuk do tė mė kishin larguar”, tha Herolind Garaqica i kompanisė “Lindi” nga Malisheva.
Njė tjetėr, kamionist taksist pajtohet me kėtė aksion tė komunės pasi qė qėndrimi i kamionėve tė tyre ka prishur pamjen e kryeqytetit.
“Fajtore ėshtė komuna sepse nuk ka intervenuar me kohė. Ky vend ėshtė lloj taksie, ėshtė pronė e shtetit dhe kanė tė drejtė qė ti largojnė”, tha Agim Krasniqi, duke shtuar se taksistėt duhen tė shkojnė e tė punojnė nė komunat e tyre.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)