Thaēi: Tė Hetohet Nėse Asanaj u Shantazhua

Kabineti qeveritar mban njė minutė heshtje nė nderim tė Dino AsanajtKabineti qeveritar mban njė minutė heshtje nė nderim tė Dino Asanajt
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Kryeministri Hashim Thaēi tha sot se institucionet e Kosovės se do tė angazhohen qė tė zbardhen rrethanat e vdekjes sė dhunshme tė shefit tė Privatizimit, Dino Asanaj, pėrfshirė “veprime subjektive apo objektive, tė shantazheve tė bėra edhe publike nga individė apo grupe kriminale dhe mafioze, tė cilėt nuk e pranojnė ekonominė e lirė tė tregut”.

Qeveria e Kosovės e ka nisur sot mbledhjen e saj me njė minutė heshtje nė nderim tė Dino Asanaj, kryetarit tė Bordit tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit, i cili u (vetė)vra tė enjten e kaluar, nė zyrėn e tij private, nė Fshatin Ndėrkombėtar nė Hajvali.

Nė prononcimin e parė zyrtar pėr vdekjen e shefit tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit, Thaēi, foli pėr mundėsinė qė Asanaj tė jetė shantazhuar nga “individė apo grupe kriminale dhe mafioze, tė cilėt nuk e pranojnė ekonominė e lirė tė tregut”.

“Vdekja e tij ishte njė lajm tronditės pėr tė gjithė ne, pėr familjen, bashkėpunėtorėt dhe gjithė qytetarėt e Kosovės. Dua tė siguroj tė gjitha institucionet e Kosovės se do tė bėjmė ēdo angazhim qė tė zbardhen rrethanat e vdekjes sė Asanaj, shkaqet e vdekjes sė kėtij zyrtari tė lartė tė shtetit dhe tė sqarohen plotėsisht”, ka thėnė Thaēi.

Derisa autopsia nga mjekėt ligjorė ka treguar se Asanaj ia ka marrė vetes jetėn, kryeministri theksoi se do tė shqyrtohen tė gjitha rrethanat dhe shtytjet qė ndikuan  nė vdekjen e dhunshme tė Asanajt, “qoftė tė veprimeve subjektive apo objektive, tė shantazheve tė bėra edhe publike nga individė apo grupe kriminale dhe mafioze, tė cilėt nuk e pranojnė ekonominė e lirė tė tregut”.

“Ne nė Kosovė nė shtetin tonė tė ri nuk do tė lejojmė me asnjė ēmim qė shantazhi, kėrcėnimi dhe dhuna tė bllokojė ekonominė e lirė tė tregut dhe konkurrencėn”, u shpreh Thaēi.

“Zotėri Asanaj ka punuar shumė pėr vendin nė kohėn e ēlirimit, nė kohėn e pėrpjekjeve pėr liri dhe shtetbėrje, prandaj do tė respektohet gjithmonė nga shteti dhe qytetarėt e Kosovės. Institucionet do tė kėrkojnė qė rrethanat dhe shtytjet qė quan nė vdekjen e Asanajt tė investigohen prej gjithė mekanizmit vendor dhe atij ndėrkombėtar, kompetent pėr kėtė ēėshtje”, ka thėnė kryeministri Thaēi nė hapje tė mbledhjes sė Qeverisė.

Nė njė letėr tė gjetur nė vendin e ngjarjes, qė besohet tė jetė shkruar nga Asanaj, janė pėrmendur emrat e biznesmenėve Remzi Ejupi dhe Abdurrahman Konjufca, tė cilėt kishin akuzuar nė muajt e fundit Asanajn se kishte kėrkuar shuma tė mėdha parash pėr tė bllokuar anulimin e privatizimeve tė hotelit "Grand" dhe fermės sė pulave nė Lipjan.

Remzi Ejupi, pronar i kompanisė Eurokoha, ka konfirmuar se ėshtė kontaktuar nga hetuesia. Ai ka shprehur keqardhje pėr rastin, por ka thėnė se qėndron prapa deklaratave akuzuese.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    48 Orė Pa Ujė
    Shiko arkivėn