Serbia Krijon Shoqatėn pėr Personat e Zhdukur

Foto ilustrim: eulex-kosovo.euFoto ilustrim: eulex-kosovo.eu
nga  Marija Ristiq
© Tė drejtat autoriale

Shtatė shoqata tė familjeve tė personave tė zhdukur formuan njė koalicion pėr tė adresuar nė mėnyrė mė efikase ēėshtjen e serbėve, tė cilėt u zhdukėn gjatė konflikteve nė ish-Jugosllavi. Bashkėpunimin mė tė mirė, nė kėtė ēėshtje, Serbia thotė se e ka me Kosovėn, ndėrsa mė tė keqin me Bosnjėn.

Anėtarė tė koalicionit nxitėn autoritetet serbe tė themelojnė njė databazė tė veēantė elektronike tė personave qė kanė shtetėsi serbe dhe u zhdukėn gjatė konflikteve nė Bosnjė, Kroaci dhe Kosovė.

Natasha Shqepanoviq, kryetare e Koordinimit tė Shoqatave Serbe tė Familjeve tė Personave tė Zhdukur nga Territori i ish-Jugosllavisė - Serbi, Kroaci, Republika Srpska dhe Mali i Zi, tha se pėrveē gjetjes sė personave tė zhdukur, duan zhvarrosjen urgjente tė tė gjitha varreve masive, procesim mė tė shpejtė tė krimeve tė luftės dhe mbrojtje mė tė mirė pėr dėshmitarėt.

Sipas tė dhėnave zyrtare tė Komisionit tė Shtetit pėr Personat e Zhdukur nė Serbi, rreth 4,000 qytetarė serbė ende janė tė zhdukur, numėr qė ėshtė njė e treta e 13,000 personave tė zhdukur nė rajon.

Veljsko Odaloviq thotė se Serbia po bashkėpunon nė nivel shtetit nė lidhje me kėtė ēėshtje, me pothuajse tė gjitha vendet nė rajon.

Bashkėpunimi mė i mirė qė kanė ėshtė me Kosovėn dhe mė i keqi me Bosnjėn.

“Nėse ka diēka qė po funksionon midis Prishtinės dhe Beogradit, ėshtė ndarja e provave pėr personat e zhdukur. Kemi njė liste tė shqiptarėve dhe serbėve nė radhė alfabetike”, tha Odaloviqi.

Bashkėpunimi me Kroacinė ėshtė pėrmirėsuar dukshėm nė dy vitet e fundit, por ka ende 360 vende tė njohura qė nuk janė zhvarrosur.

Sipas Odaloviqit, bashkėpunimi me Bosnjėn ka mbetur mbrapa, dhe se marrėveshja ndėrkombėtare pėr bashkėpunim midis dy vendeve ende nuk ėshtė nėnshkruar, duke shtuar se edhe pse Serbia ka dėrguar njė propozim, deri mė tani nuk ka pasur pėrgjigje nga ana serbe.

Odaloviqi tha gjithashtu se problemi mė serioz qė tė gjitha komisionet pėr personat e zhdukur po hasen ėshtė se pėr shkak tė mungesave nė hetimet e para, rreth 5,000 trupa tė gjetur nuk u identifikuan.

Ai tha se Serbia do tė fillojė njė takim rajonal pėr kėtė ēėshtje.

Dragan Pjevaq, njė nga anėtarėt e bordit tė shoqatės, tha se gjykata kombėtare luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė procesin e pajtimit.

“Ėshtė e rėndėsishme tė gjenden tė gjithė autorėt e krimeve, pavarėsisht origjinės sė tyre etnike. Por nėse Serbia dėnon qytetarėt e saj pėr krime tė kryera pėr shembull nė Vukovar [nė Kroaci], pastaj gjykata kroate duhet tė tregojė gjithashtu pėrkushtimin e saj, tė dėnojė tė pandehurit pėr krime lufte ne Medak Pocket”, tha Pjevaqi.

Pėrfaqėsuesit e shoqatave thonė se janė gati tė protestojnė para ndėrtesave tė qeverise pėr plotėsimin e kėrkesave tė tyre.

Ky artikull u botua fillimisht nga Drejtėsia Tranzicionale nė Ballkan, njė program rajonal i Rrjetit Ballkanik pėr Gazetari Hulumtuese (BIRN).

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn