FH: Neni 37 tė Hiqet, 38-shi tė Rishikohet

nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Organizata Freedom House i bėn thirrje Parlamentit tė Kosovės tė pėrmbushė normat ndėrkombėtare dhe rekomandimet lidhur me lirinė e shprehjes dhe tė shtypit, nė kohėn kur po diskutohen dy nenet e Kodit Penal qė kanė tė bėjnė me pėrgjegjėsinė penale tė gazetarėve dhe zbulimin e burimeve tė informacionit.

Neni 37 i propozuar i Kodit, i cili mund tė lejojė ndjekjen penale tė redaktorėve, gazetarėve dhe pronarėve pėr vepra papėrcaktuara, tė kryera nėpėrmjet mediave, pėrbėn njė kėrcėnim ogurzi pėr lirinė e shprehjes dhe mund tė inkurajojė nė masė tė gjerė autocensurėn, thuhet nė njė komunikatė tė organizatės me seli nė Washington.

“Ai duhet tė hiqet plotėsisht, nė pėrputhje me nenin 19 tė Konventės Ndėrkombėtare tė OKB-sė mbi tė Drejtat Civile dhe Politike dhe nenin 10 tė Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, tė cilat pohojnė tė drejtėn e lirisė sė shprehjes, pa ndėrhyrje nga autoritetet publike”.

Neni 38 rregullon rastet nė tė cilat gazetarėt mund tė detyrohen me ligj qė tė zbulojnė burimet e tyre tė informacionit. Freedom House pajtohet me rekomandimet e shoqėrisė civile dhe organizatat monitoruese tė mediave nė Kosovė se neni ėshtė pėrmbledhur shumė gjerėsisht nė gjendjen e tanishme, dhe duhet tė rishikohet - mė mirė se tė hiqet, nė pėrputhje me  "Rekomandimin 1950" tė Kėshillin e Evropės, pėr tė kufizuar zbulimi i burimeve tė detyruar nė "rrethana tė jashtėzakonshme, kur interesat vitale publike ose individuale janė nė rrezik dhe mund tė pėrforcohen bindshėm".

"Heqja e nenit 38 do tė jetė njė pengesė e rėndėsishme pėr mediat dhe klimėn politike nė Kosovė, njė vend qė ende lufton pėr tė kapėrcyer paqėndrueshmėrinė dhe padrejtėsinė," tha Karin Deutsch Karlekar, drejtoreshė e projektit vjetor tė Freedom House, Raporti i Lirisė sė Shtypit.

"Sigurimi se gazetarėt janė tė lirė nga pėrgjegjėsia pėr tė hetuar ēėshtje tė tilla tė ndjeshme si korrupsioni, mashtrimi zgjedhor dhe aspekte tė tjera tė sjelljes sė qeverisė, pa frikėn e reprezaljeve ligjore janė jetike pėr tė siguruar se vendi mbetet nė njė kurs pozitiv demokratik", ka thėnė ajo.

Vlerėsimi i mediave tė pavarura nė Kosovė ėshtė dukshėm nėn mesataren e Evropės Qendrore dhe vendeve Euroaziatike, tė monitoruara nė njė hulumtim tė Freedom House, “Vendet nė Tranzicion 2012”. Ndėrsa kushtetuta mbron liritė e mediave, ato nuk janė tė mbrojtura gjithmonė nė praktikė, dhe gazetarėt vazhdojnė tė pėrballen me presion politik dhe ngacmim.

Kosova ėshtė e vlerėsuar si pjesėrisht e lirė nė hulumtimet e Freedom House, “Liria nė Botė 2012 dhe “Liria e Shtypit 2012”.

Njė ditė mė herėt, edhe Unioni i Transmetuesve Europianė (EBU) ka kėrkuar qė Kuvendi i Kosovės tė braktisė ndryshimet e propozuara nė Kodin Penal, sepse kjo do tė mund tė rrezikonte lirinė e medias. Drejtoresha Ingrid Deltenre tha se nė vend se tė hiqet neni 38 nga Kodi Penal, Parlamenti duhet tė forcojė mbrojtjen e medias, edhe mė tej, me miratimin e standardeve dhe rekomandimeve tė Kėshillit tė Evropės, si dhe praktikave mė tė mira tė vendeve evropiane.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn