Ashton dhe Cooper S’e Njohin Presidentin Serb

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, gjatė vizitės sė parė nė Bruksel | Foto: AP/ BetaPresidenti serb, Tomislav Nikoliq, gjatė vizitės sė parė nė Bruksel | Foto: AP/ Beta
nga  F. Osmani
© Tė drejtat autoriale

Udhėheqėsit e Brukselit, duket se nuk e njohin presidentin e sapozgjedhur tė Serbisė, ish-radikalin Tomislav Nikoliq.

Nė njė video, publikuar nė SEE TV, shefja e diplomacisė evropiane, Catherine Ashton, pak ēaste para se ta priste nė vizitė Nikoliqin, pyet bashkėpunėtorėt e saj se si duket ai.

“Robert, dikush duhet tė vijė me mua se nuk e di se si duket ai”, i drejtohet Ashton, kėshilltarit tė saj, Robert Cooper. “Nuk e di as unė”, ia kthen Cooper, i cili njėherit ėshtė ndėrmjetės i BE-sė nė dialogun Kosovė-Serbi..

Baronesha Ashton mė tej pyet: “Kush e di se si duket ai”?

Njė prej bashkėpunėtoreve i ndihmon shefes sė BE-sė, dhe ata kthehen bashkė me Nikoliqin pas disa ēastesh.

Shiko videon:

Kryetari i ri i Serbisė ka qėndruar tė enjten nė Bruksel, nė vizitėn e parė qė prej se mori kėtė detyrė. Pėrveē baroneshės Catherine Ashton, si dhe me ndėrmjetėsuesit tė bisedimeve Prishtinė-Beograd, Robert Cooper, Nikoliq ėshtė pritur edhe nga kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Pėrfaqėsuesja e lartė e Bashkimit evropian, Catherine Ashton, ka deklaruar se ėshtė shumė e kėnaqur me bisedat nė Bruksel me kryetarin e ri tė Serbisė dhe shtoi se atė takim e sheh si njėrin nga shumė tė tjerėt, raporton agjencia e lajmeve Beta.

“Kam bartur porosinė te z. Nikoliq se pres qė tė vazhdojė rruga evropiane dhe tėrė BE mbėshtet Serbinė nė ato pėrpjekje. Gjithashtu kam theksuar s nevojitet tė zgjidhet ēėshtjet e caktuara pėr tė ecur pėrpara”, thuhet nė komunikatėn lėshuar nga Zyra e Ashtonit, pas takimit.

Ajo shtoi se ėshtė inkurajuese ajo qė ka dėgjuar nga Nikoliqi se “tė gjitha marrėveshjet qė janė arritur nė dialogun me Prishtinėn, do tė zbatohen nė tėrėsi”.

“Gjithashtu kam theksuar se porsa tė formohet qeveria e re (e Serbisė) dhe te krijohet mundėsia pėr atė, duhet tė pėrshpejtohet procesi (i negociatave mes Beogradit dhe Prishtinės) dhe tė jemi tė gatshėm qė t’i pėrballojmė vėshtirėsitė”.

Ashton, po ashtu, ka theksuar se pėr BE-nė ėshtė e rėndėsisė vendimtare bashkėpunimi i plotė dhe liria e qarkullimit pėr pjesėtarėt e EULEX-it.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn