Foto ilustrim: eulex-kosovo.euEkipi mjeko-ligjor i Misionit tė BE-sė pėr Zbatimin e Ligjit nė Kosovė, EULEX, zhvarrosi eshtrat e tre personave tė paidentifikuar tė martėn, nė varrezėn nė Fushė-Kosovė, tė cilėt ishin varrosur menjėherė pas luftės nė Kosovė nė 1999.
Koordinatori europian pėr zhvarrosjet, Krasimir Nikolov, tha pėr BIRN-in se etnia e trupave tė zhvarrosur nė varrezėn e fshatit Nakaradė ėshtė e panjohur dhe duhet pritur pėr analizat e AND-sė pėr tė vlerėsuar nėse viktimat ishin shqiptarė tė Kosovės, apo serbė.
“Trupat u varrosėn fillimisht nė fshatin Bresje, dhe mė pas u rivarrosėn kėtu [Nakaradė]. Disa prej tyre u identifikuan por tė tjerėt janė varrosur si tė panjohur. Siē mund tė shikoni, ka vetėm kocka tė djegura dhe fragmente tė vogla”, tha Nikolov.
Eshtrat e tre viktimave u gjetėn nė fund tė qershorit tė 1999-sė, nė njė shtėpi private, qė u vu nė zjarr.
Nė qytezėn e Fushė-Kosovės, mė shumė se 150 shqiptarė tė Kosovės u vranė gjatė konfliktit, thotė Ahmet Grejcevci, i cili drejton Shoqatėn pėr Kėrkimin e tė Zhdukurve dhe Krimeve tė Luftės nė atė komunė.
Ai dyshon se eshtrat iu pėrkasin 17 shqiptarėve tė zhdukur nga vendi i tij i lindjes.
“Nuk e dimė me siguri, por dyshojmė se trupat e nxjerrė janė shqiptarė [tė Kosovės] qė u ekzekutuan dhe mė pas u dogjėn brenda shtėpisė, qė ishte pronė e njė shqiptari”, tha Grejcevci, pėr BIRN-in.
Ekspertėt e EULEX-it nga Departamenti i Mjekėsisė Ligjore, bashkė me hetuesit e Njėsisė pėr Hetimin e Krimeve tė Luftės, mbikėqyrėn operacionin nė Fushė-Kosovė.
Ekspertėt mjeko-ligjorė tė EULEX-it planifikojnė kėtė vit tė bėjnė vlerėsimet pėr 30 lokacione tė mundshme, qė dyshohen tė jenė varre masive, si pjesė tė vazhdimit tė tyre tė vazhdueshėm pėr personat e zhdukur gjatė luftės nė Kosovė. Plani ėshtė tė bėhen vlerėsime tė lokacioneve dhe zhvarrosje nė rajonet e Gjakovės, Pejės, Klinės, Prizrenit, Mitrovicės, Skenderajt dhe Podujevės.
Trembėdhjetė vjet pas fundit tė luftės nė Kosovė, nga njė total prej 6,019 personash qė u raportuan nga familjet e tyre te Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar si tė zhdukur, mė shumė se 1,400 ende nuk janė gjetur - shumica shqiptarė tė Kosovės.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)