Foto ilustrim: FlickrPolicia ka njoftuar njė 19-vjeēar ka mbetur i plagosur, si rezultat i pėrdorimit tė armės sė zjarrit nė fshatin Klinė e Mesme tė Skenderajt.
Rasti ėshtė regjistruar rreth orės 10:45min, tė ditės sė sotme, nė fshatin Klinė e mesme, pėrkatėsisht nė oborrin e shtėpive tė viktimės dhe tė dyshuarit, ka konfirmuar Besim Hoti, zėdhėnės i policisė rajonale nė Mitrovicė.
“Policia e Kosovės ka pranuar informatėn fillestare nga Qendrėn Kryesore tė Mjekėsisė Familjare nė Skenderaj, pėr prezencė tė njė tė riu tė plagosur me armė zjarri, ndėrsa i njėjti ėshtė transportuar me urgjencė nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės nė Prishtinė pėr trajtim tė mėtejmė mjekėsor”.
Dyshohet se sulmuesi 30-vjeēar, kushėriri i viktimės, ka shtėnė me armė automatike nė drejtim tė viktimės sė tij, pas njė mosmarrėveshje tė ēastit.
Sipas raporteve tė para tė mjekėve kujdestar, G. Jusufi ėshtė jashtė rrezikut pėr jetė dhe vazhdon tė trajtohet nė QKUK nė Prishtinė.
Sė paku katėr gėzhoja tė armės automatike, janė gjetur dhe marrė si prova materiale, ndėrsa gjatė bastisjes sė realizuar nė shtėpinė e tė dyshuarit. Hetuesit policorė kanė identifikuar edhe armėn automatike, e cila besohet se ishte pėrfshirė nė rast.
Nė arrest policor ėshtė vėnė, si i dyshuar, H. Jusufi (1982).
Hetimet e kėtij rasti tė kualifikuar si vrasje nė tentativė dhe armė mbajtje pa leje, si dhe sqarimi i plotė i motivit tė aktit, janė duke u ndjekur nga hetuesit rajonal tė sektorit pėr krime serioze nė Mitrovicė.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)