
Sipas njė njoftimi tė Zyrės sė Presidentes, Jahjaga ka theksuar se ndihma e FMN-sė pėr Kosovėn ka qenė dhe vazhdon tė jetė e rėndėsishme dhe programet e kėtij institucioni financiar, sė bashku me ato tė partnerėve tė tjerė, kanė mundėsuar arritjen dhe zbatimin e projekteve tė rėndėsishme pėr vendin si dhe qėndrueshmėrinė financiare.
Ajo tha se nėnshkrimi i marrėveshjes stand by me FMN-nė do tė ndihmojė nė pėrkrahjen e programeve ekonomike tė Kosovės qė do tė mundėsojė qėndrueshmėrinė fiskale, duke mbėshtetur mekanizmat dhe politikat e nevojshme.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova po tregon pėrkushtim nė pėrmbushjen e tė gjitha obligimeve qė dalin nga marrėveshjet me FMN-nė dhe me tė gjitha institucionet e tjera financiare ndėrkombėtare dhe gjithashtu po dėshmon stabilitet fiskal.
Presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovės kanė treguar pėrkushtimin e tyre duke krijuar kuadrin e nevojshėm ligjor dhe politik qė mundėson procesin e pėrmbylljes sė fazės sė mbikėqyrjes sė pavarėsisė. Ajo tha se institucionet e vendit kanė ndėrmarrė hapa tė rėndėsishėm edhe nė miratimin e ligjit pėr bankat dhe mikrofinancat.
Presidentja Jahjaga dhe zonja Lagarde biseduan edhe pėr konferencėn ndėrkombėtare pėr rolin e gruas nė shoqėri, qė do tė mbahet nė Prishtinė.
Drejtoresha e FMN-sė, Christine Lagarde duke e mirėpritur vizitėn e presidentes Jahjaga nė selinė e institucionit qė drejton, tha se FMN-ja dhe Kosova po shėnojnė marrėdhėnie tė shkėlqyeshme, thuhet nė komunikatėn e shtypi, tė lėshuar pas takimit.
Ajo tha se Kosova nė aspektin teknik ėshtė nė pozitėn mė tė mirė nė Ballkan dhe ka treguar disiplinė institucionale. Ajo theksoi se FMN-ja do tė vazhdojė ndihmat pėr Kosovėn nė projekte tė ndryshme dhe u interesua edhe projektet nė fushėn e energjetikės. Zonja Lagarde theksoi se nismat rajonale janė tė rėndėsishme meqė do tė mundėsonin zhvillimin e gjithė Ballkanit Perėndimor.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)