Foto ilustrim: FlickrPolicia nė Pejė ka njoftuar se tė hėnėn, rreth orės 20, ka ndodhur njė rast i grabitjes nė rrugėn “Eliot Engel”, nė njė dyqan, nė pronėsi tė njė shtetasi nga Kina, me banim tė pėrkohshėm nė Pejė.
Ye Pei You, 42-vjeēar, gjatė konfrontimit me dy grabitėsit, ka pėsuar lėndime tė rėnda nga thika, dhe ka vdekur pas mesnatės nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės nė Prishtinė.
Policia dhe prokurori publik, tė cilėt kanė dalė nė vend tė ngjarjes, kanė kuptuar se You, banues nė “Ymer Basha” nė Pejė, ishte duke punuar nė butikun e tij, kur kanė hyrė dy persona tė moshave tė ndryshme, pėrshkrimin e tė cilėve policia e ka tė njohur. Ata e kanė sulmuar viktimėn.
Njėri nga sulmuesit e ka qėlluar viktimėn dy herė nė pjesėn e pėrparme tė gjoksit, me njė thikė, duke i shkaktuar lėndime tė rėnda trupore, me qėllim pėr tė kryer veprėn e Grabitjes, ka konfirmuar Xhevat Ibra, zėdhėnės i policisė nė Pejė.
Personat e dyshuar kanė ikur nga vendi i krimit nė drejtime tė kundėrta. Viktima ėshtė dėrguar menjėherė nė Emergjencėn e Spitalit Rajonal Pejė, por pėr shkak tė plagėve serioze dhe pėrkeqėsimit tė gjendjes ėshtė dėrguar nė QKUK nė Prishtinė. Rreth orės 1, pas mesnatės, policia ka pranuar informatėn se viktima, gjatė intervenimit kirurgjik, ka ndėrruar jetė.
Me vendim tė prokurorit publik, trupi i pajetė do tė dėrgohet nė ekzaminim tė mėtejshėm nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore nė Prishtinė dhe mė pas do tė bartet pėr nė shtetin e tij (Kinė) pėr ceremoninė mortore.
Hetuesit e policisė rajonale janė duke mbledhur prova dhe dėshmi, si dhe janė ndėrmarrė dy operacione tė bastisjeve nė dy lokacione tė ndryshme. Policia thotė se ėshtė nė kėrkim tė kryerėsve tė kėsaj vrasje.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)