Foto: FlickrNjė familjar i Muhamet (Rexhė) Kerellajt (1961), banues nė fshatin Shtupel tė Klinės, kishte lajmėruar nė polici se mė 9 qershor, rreth orės 12, ai ėshtė larguar nga shtėpia dhe qė nga ajo kohė nuk dihej se ku ndodhej.
Familjarėt kanė raportuar nė stacionin policor nė Klinė duke dhėnė edhe pėrshkrimin e tij. Xhevat Ibra, zėdhėnės i policisė rajonale nė Pejė, thotė se nga momenti i raportimit, efektivat policorė janė angazhuar nė kėrkim.
“Sot, rreth orės 08:20, Njėsia e Hetimeve tė Stacionit Policor nė Klinė ka pranuar njė informatė nga familjarėt e viktimės se nė lumin Drini, nė fshatin Zllakuqan tė Klinės, rreth 400 metra larg urės sė re, kishin vėrejtur njė trup njeriu, tė zhytur nėn ujė”, saktėson Ibra.
Nė vendin e ngjarjes kanė dalė njėsitet pėrkatėse tė policisė, ekipi mjekėsor dhe ekspertėt e mjekėsisė ligjore pėr tė kryer ekzaminimet e nevojshme, kurse zjarrfikėsit kanė nxjerrė trupin e pajetė.
Me vendim tė prokurorit publik, trupi i pajetė ėshtė dėrguar pėr ekzaminim tė mėtejshėm nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore nė Prishtinė, pėr tė konstatuar rrethanat e vdekjes.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)