23 profesorė nga Deēani, qė sot kanė qenė duke e vėzhguar mbarėvajtjen e testit tė maturės nė Shkollėn e Mesme “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” nė Drenas, kanė nėnshkruar njė raport me deklaratat e tyre pėr mos-mbarėvajtjen e testit tė maturės nė qendrat 1 dhe 2, tė kėsaj shkolle.
Xhevat Haskaj, njė nga profesorėt e Deēanit, i tha Gazetės Jeta nė Kosovė, se testet kishin arritur nė kėtė qendėr me transport publik, autobus, dhe asnjė pėrfaqėsues nga Ministria e Arsimit nuk ka qenė prezent nė kėtė qendėr.
“Rreth 310 nxėnė qė iu janė nėnshtruar sot testit tė maturės nuk kanė qenė tė vėzhguar nga ndonjė pėrfaqėsues i Ministrisė sė Arsimit, dhe testet kanė qenė tė hapura kur kanė ardhur nė sallėn e profesorėve," tha Haskaj.
Haki Hulaj, njė profesor tjetėr i Deēanit, i tha Gazetės Jeta nė Kosovė se testet kanė arritur me vonesė, kutit e testeve kanė qenė tė hapura, dhe pėr mė shumė se njė orė ato kanė qėndruar nė zyrėn e drejtorit tė shkollės “Skėnderbeu” nė Drenas, dhe mė pas, tė hapura janė pėrcjellė nė sallėn e profesorėve.
Nė deklaratėn e profesorit Haskaj, thuhet se testi ka filluar me vonesė, saktėsisht nė ora 11:05, dhe ka mbaruar nė ora 14:06. Mė tej, nė deklaratė thuhet, se pasi qė janė shpėrndarė testet, dhe janė treguar udhėzimet pėr testin, nxėnėsit kanė filluar tė lėvizin, majtas-djathtas, dhe pothuajse, tė gjithė nxėnėsit kanė pasur telefona celularė mbi tavolina (shih deklaratėn).
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 10 Komentet)