
Osmani nga pozita e drejtuesit tė Task Forcės Kundėr Korrupsionit ėshtė transferuar pėr nė Lipjan, ku do tė ushtrojė pozitėn e zėvendės komandantit tė stacionit policor.
Vendin e tij tė deritashėm e ka zėnė njė toger emri i tė cili nuk ėshtė bėrė i ditur.
Ndonėse arsyet e shkarkimit nga pozita i tė parit tė Task Forcės nuk bėhen tė ditura, burime tė gazetės kanė treguar se gjatė tė premtes ka pasur edhe ndryshime tė tjera nė Policinė e Kosovės.
Kėto burime kanė konfirmuar edhe ndėrrimet brenda drejtorisė rajonale tė Prishtinės, ku vendet e punės u janė ndėrruar komandandit tė stacionit policor tė veriut i cili ėshtė transferuar tė punojė nė stacionin qendra, si dhe komandantit tė stacionit policor qendra i cili ėshtė transferuar tė punojė nė stacionin policor tė veriut.
Ndryshimet nė fjalė vijnė pas ndryshimeve tė pozitave tė cilat u bėnė nė fillim tė javės ku ndihmėsdrejtori pėr hetime nė Policinė e Kosovės, Gazmend Hoxha, ishte shkarkuar nga pozita e tij pėr t'u transferuar nė drejtorin rajonale tė Ferizajt. Nė vend tė majorit Hoxha, sipas burimeve brenda PK-sė, ėshtė emėruar koloneli Riza Shillova.
I tėrė procesi i ndėrrimeve tė pozitave gjatė kėsaj jave nė Policinė e Kosovės ėshtė mbajtur sekret nga zyrtarėt e Policisė sė Kosovės. Edhe pse nuk i kanė mohuar kėto ndėrrime zyrtarėt pėr informim tė PK-sė kanė thėnė se kėto janė ēėshtje tė brendshme tė Policisė sė Kosovės.
"Janė ēėshtje tė brendshme tė menaxhimit tė policisė", ka thėnė Brahim Sadriu zyrtar pėr media nė Policinė e Kosovės.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)