40 Vjet nė Ngatėrresė pėr Dy Arė Tokė

Motiv nga Suhareka | Foto: FlickrMotiv nga Suhareka | Foto: Flickr
nga  Qazim Hasanaj
© Tė drejtat autoriale

Vėllezėrit Avdullah Buzhala dhe Avdyl Buzhala, prej vitit 1973, kur e kishin ndarė pasurinė familjare, nuk kishin mundur tė merren vesh pėr dy arė tokė. Dy vėllezėrit qė tashmė i kanė kaluar tė 70-tat arriti t’i pajtojė kėtė javė, njė gjykatės nė Suharekė.

Nė Gjykatėn Komunale nė Suharekė, Avdullah Buzhala e ka paditur vėllain e tij, Avdyl Buzhala, duke kėrkuar vėrtetim pronėsie. Dy vėllezėrit e moshuar nuk kishin arritur tė merren vesh, as me ndėrmjetėsimin e miqve, qė prej vitit 1973, kur e kishin ndarė pasurinė familjare.

Por, gjykatėsi Shaban Zeqiraj ka arritur ta bėjė kėtė, duke e bindur njėrin nga vėllezėrit tė “lėshojė pe”.

Problemi kishte lindur qysh para 39 vjetėsh, dhe vėllezėrit asnjėherė nuk kishin mundur tė arrijnė marrėveshje jashtėgjyqėsore.

Atėbotė toka, qė ndodhet nė fshatin Buzhalė tė Suharekės, ishte ndarė nė tri pjesė tė barabarta. Por, pasi qė Avdullahu, tani paditės, kishte dalė pa shtėpi, ishte vendosur qė tė marrė 12 arė mė shumė, sipas fjalėve tė tij.

Por Avdyli, tani i paditur, ka kėmbėngulur se marrėveshja ka qenė 10 arė, e jo 12. Pra, i tėrė kontesti shumėvjeēar ėshtė pėr dy arė tokė.

Pėr arsye tė moshės sė shtyrė, paditėsi nuk ka mundur tė marrė pjesė personalisht nė seancė, por i ka autorizuar si pėrfaqėsues, avokaten Sabrie Syla dhe djalin e tij.

Pas shumė pėrpjekjeve tė gjykatėsit Shaban Zeqiraj dhe avokatėve, i padituri u pajtua qė dy arėt “kontestues” tė ndahen nė dy pjesė, pra nga njė ari pėr secilin vėlla.

Djali i paditėsit u konsultua me tė atin e tij, por ai nuk u pajtua as me kėtė propozim. Ai insistonte tė merrte fiks dy arė. “Baba po thotė qė vetėm ashtu si kam kėrkuar nė padi...Nuk lėshoj pe, as pėr vėllezėr, e as pėr kėrkėns”, i tha djali i paditėsit, gjykatėsit.

Pas kėsaj, gjykatėsi insistoi tė i padituri dhe e bindi qė tė pajtohej, ashtu si po lyp vėllai i tij.

“Mė shumė po interesohesh ti z.gjykatės mu na pajtu neve vėllezėrve, sesa na vetė. Dhe falė teje, edhe u pajtuam”, u shpreh i padituri Avdyl Buzhala.

Gjykatėsi Shaban Zeqiraj i tha Gazetės Jeta nė Kosovės, se pajtimi gjyqėsor ishte zgjidhja mė e mirė nė kėtė rast, sepse ēfarėdo aktgjykimi, pa pajtimin e palėve, do t’i linte ata nė ngatėrresė.

“Pasi qė ishin tė vjetėr nė moshė, insistova qė t’i pajtojė vėllezėrit, tė cilėt kėtė problem e kanė qė njė kohė tė gjatė. Edhe po tė bėja aktgjykimin mė tė mirė nė Kosovė, nuk e ka vlerėn e njė pajtimi gjyqėsor, pasi qė me aktgjykim prapė palėt do tė ishin nė kontest dhe njėra palė do ishte ndarė e pakėnaqur. Me kėtė pajtim u zgjidh problemi njėherė e pėrgjithmonė”, u shpreh Zeqiraj.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 5 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn