
Kalimi i pronėsisė, prej asaj publike tek ajo private, nė rastin e privatizimit tė distribucionit do tė thotė kalim i monopolit prej duarve tė shoqėrisė, nė duar tė privatit. E njė monopol privat vetėm do ta dėmtojė e do ta rėndojė edhe mė tej gjendjen ekonomike tė shoqėrisė e tė shtetit nė Kosovė, vlerėson Vetėvendosje, nė njė komunikatė shpėrndarė medieve.
VV thekson se procesi i privatizimit tė kėsaj ndėrmarrjeje publike po bėhet larg syve tė publikut dhe pa e pėrfshirė atė nė vendimmarrje. “Edhe efekti qė do tė shkaktojė ėshtė zhvendosje gjithnjė e mė e madhe e vendimmarrjes, prej popullit drejt privatit. Ky rast i privatizimit ėshtė kriminal qė prej fillimit. Ai po ndodh me gjithė kundėrshtimet e qytetarėve, e sidomos tė punėtorėve tė KEK, vetėm me kėmbėnguljen e Qeverisė Thaēi”.
Sipas kėsaj partie opozitare politike, Qeveria dėshiron t’i pėrdorė paratė e fituara prej privatizimit tė distribucionit tė KEK pėr tė dalė nga situata e vėshtirė buxhetore ku e ka futur veten, por populli nuk ėshtė i gatshėm tė shpronėsohet pėr faj tė qeverisė. “Kėtė privatizim nuk e mbrojnė dot as teoricienėt e tregut tė lirė, pasi vetėm pėr treg tė lirė nuk mund tė flitet kur krijohet njė monopol, i cili edhe mė tej ka pėr tė mbetur i pathyeshėm”.
Lėvizja Vetėvendosje ka ndėrmarrė sot njė aksion, duke vendosur njė pano tė madhe mbi ndėrtesėn e ish-Toskanės, ku ndodhen zyra tė KEK-ut si dhe tė Ministrisė sė Zhvillimit Ekonomik, nė kundėrshtim tė privatizimit tė paralajmėruar.
VV paralajmėron se do tė angazhohet me gjithė kapacitetet e saj qė mos tė lejojė privatizimin e kėsaj ndėrmarrjeje publike qė ėshtė me interes jetik pėr vendin. “Do tė pėrdorim tė gjitha mjetet, institucionale dh joinstitucionale pėr ta mbrojtur kėtė sektor tė rėndėsishėm tė energjisė nga kthetrat e klasės politike shpronėsuese. Nuk do tė lejojmė qė gjithė sistemi i shpėrndarjes sė rrymės, i ndėrtuar me djersėn e dy brezave tė punėtorėve tė kalojė nė duart e huaja, vetėm pėr tė mbuluar mungesat buxhetore tė shkaktuara nga teket e pushtetit tė papėrgjegjshėm tė Qeverisė sė Hashim Thaēit. Ne do ta mbrojmė distribucionin nga privatizimi me ēdo kusht”, thekson ky subjekt politik.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)