Dėshmitari Pa Vėllaun e Lukės nė Vendin e Krimit

Foto ilustrim: FlickrFoto ilustrim: Flickr
nga  Petrit Kryeziu
© Tė drejtat autoriale

Nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren, tė mėrkurėn ka vazhduar procedura e provave, nė shqyrtimin gjyqėsor ndaj tė pandehurit Lukė Kuzhnini, i dyshuar pėr kryerjen e pesė veprave penale. Dėshmitari Mark Curri ka thėnė se ka dalė nga dyqani i tij pak ēaste pas krismave dhe se ka parė Arbėrin (vėllau i Lukės, tashmė i vdekur) mbi trupin e babait tė vrarė dhe jo Lukėn, qė po akuzohet.

Nė shqyrtimin e sė mėrkurės, u dėgjuan si dėshmitarė policet Rahime Kryeziu dhe Shemsije Jonuzaj, si dhe Mark Curri, pronar i njė dyqani afėr vendit ku kishte ndodhur vrasja.

Dėshmitarja Rahime Kryeziu, e cila ishte zyrtare policore, nė dėshminė e saj, tregoi se bastisja nė shtėpinė e Kuzhninėve nė fshatin Smaq ėshtė bėrė me urdhėr tė majorit Nexhmi Krasniqi, i cili edhe vetė ka qenė prezent.

Nė pyetjen e avokatit Iljaz Kadolli, se a e di dėshmitarja se kush e ka vrarė Gjergj Kuzhninin, prokurorja Gashi ndėrhyri me arsyetimin se dėshmitarja nuk ėshtė e thirrur tė dėshmojė nė kėtė drejtim, mirėpo trupi gjykues ia lejoi kėtė pyetje, dėshmitarja tha: “Nuk e di, nuk kam informacion”.

Ndėrsa, dėshmitarja Shemsije Jonuzaj, po ashtu pjesėtare e Policisė sė Kosovės, tregoi se kishte marrė urdhėr nga mbikėqyrėsi i lartė qė tė shkonin nė Spitalin e Qytetit, sepse kishte ndodhur njė vrasje. “Nuk kemi ditur detaje tjera. Nė Spital ka pasur edhe njėsite tė tjera tė policisė. Unė personalisht kam kontaktuar me tė plagosurin e mitur dhe me njėrin tė plagosur tjetėr qė ishte Nosh Margilaj. Nuk mė kujtohet tani emri i personit qė mė kanė treguar se e kishte kryer kėtė vepėr, mirėpo ekziston raporti tė cilin e kam pėrpiluar unė dhe aty mund ta gjeni edhe emrin e personit”, tha dėshmitarja Jonuzaj.

Avokati Kadolli shkėputi njė pjesė tė deklaratės nga raporti, ku thuhej: “Noshi theksoi: personi qė ka shtėnė nė drejtimin tim, ka qenė djali i Gjergjit, emrin e tij nuk e di”.

Mirėpo, kėtu ndėrhyri edhe kryetari i trupit gjykues, i cili e lexoi edhe njė pjesė tė raportit ku thuhej: “Nga informatat e marra, Lukė Kuzhnini ka gjuajtur nė drejtim tė Nosh Margilajt, aty ka ndėrhyrė babai i tij dhe tė njėjtin e ka qėlluar”.

Ajo tha se kėto informata janė marrė nga disa dėshmitarė tė rastit, emrat e tė cilėve nuk i dinte, por emrin e Lukės, tha se e ka pėrmendur edhe i mituri i plagosur, Liridon Paluca.

Nė raport, gjatė dėshmisė sė tė dėmtuarit Nosh Margilaj, ishte i futur nė kllapa emri i Lukė Kuzhninit. Nė pyetjen e avokatit Kadolli, dėshmitarja tha se Noshi nuk e ka pėrmendur emrin. “Atė unė e kam futur nė kllapa, nėn dyshimin se ishte Luka”.

Po ashtu nė kėtė shqyrtim, u dėgjua edhe dėshmitari Mark Curri, i cili tregoi pėr momentin kur kishte dėgjuar krismat. “I thashė djalit mė duket u vranė Lukė-Gjergjėt. Djali vrapoi pėr tė dalė jashtė, nuk e lejova se jam frikėsu...Dola vetė, e pashė shumė mirė Arbėrin, i cili shkoi dhe iu ul pėrmbys babės sė tij, pastaj sė bashku me djalin tim dhe Zefin e kemi kapė dhe e kemi futė nė makinė dhe e kemi dėrgu nė Spital. Atė ditė, Lukėn nuk e kam parė. E di mirė qė ishte Arbėri”.

Nė pyetjen e prokurores, se i kujt ishte telefoni mobil “Motorola” qė ishte gjetur nė lokalin e tij, dėshmitari u pėrgjigj: “Nuk e di, kam qenė vetėm me djalin nė dyqan, mirėpo nė ato moment ka mund tė ketė qenė ndonjė kalimtar i rastit, i cili nga rreziku ka mundur tė hyjė pėr ta shpėtuar kokėn”.

Prokurorja i prezantoi edhe fotot tė lokalit, dėshmitari e pranoi se ishte lokali i tij, mirėpo tha se nuk dinte asgjė nė lidhje me kėtė telefon.

Meqė agjenda pėr marrjen nė pyetje tė dėshmitarėve pėr tri ditė me radhė pėrfundoi, seanca gjyqėsore u ndėrpre dhe e njėjta do tė vazhdoj mė datėn 28 dhe 29 qershor.

Nė lidhje me propozimin e mbrojtjes pėr ndėrprerjen e masės sė paraburgimit, trupi gjykues vendosi njėzėri qė tė refuzohet ky propozim, me arsyetimin se ndaj tė akuzuarit akoma ekzistojnė shkaqet e arsyeshme pėr mbajtjen nė paraburgim.

Kuzhnini, 26-vjeēar, ngarkohet se mė 18 qershor 2007, rreth orės 12:25, nė Prizren, nė sheshin e Shatėrvanit, pikėrisht nė vendin e quajtur “Qafa e Kishės” me dashje ka tentuar qė ta privojė nga jeta Nosh Margilajn. Pas njė mosmarrėveshjeje qė ata kishin pasur, Kuzhnini i armatosur me pistoletėn e tipit “Crvena Zastava”, qėllon 3-4 herė nė drejtim tė viktimės, tė cilin e kap vetėm njė predhė nė pjesėn e sipėrme tė kėmbės sė majtė.

Me kėtė rast, i pandehuri Kuzhnini rrezikon edhe jetėn e kalimtarėve tė rastit, e pikėrisht e godet tė miturin Liridon Paluca me plumb nė shpinė.

Po ashtu, gjatė gjuajtjeve me armė zjarri, i pandehuri e godet me plumb nė kokė babain e tij Gjergj Kuzhninin, i cili kishte dalė para Margilės. Nga plagėt e marra, Gjergj Kuzhnini vdes nė vend.

Nga plumbat e shkrepur goditet nė kokė edhe kalimtari Hysni Kovaē, i cili pas gjashtė ditėsh nga plagėt e marra, vdes nė Qendrėn Klinike Universitare nė Prishtinė.

Nga ajo kohė, i pandehuri Lukė Kuzhnini ishte arratisur.
 
Gjatė vitit 2010, i pandehuri me dije e ka pėrdorur dokumentin e falsifikuar, nė atė mėnyrė qė autoriteteve tė Republikės sė Zvicrės, si alibi, ua ka prezantuar dokumentin e falsifikuar, njė fletėlėshim nga Qendra Klinike Universitare e Kosovės (QKUK), Klinika e Kirurgjisė, nė emėr tė vetin me diagnozė “Colica Abdomenalis”.

Prokuroria e ngarkon Kuzhninin me pesė dispozitivė tė aktakuzės: Vrasje e rėndė e ngelur nė tentativė, pėr dy vepra penale tė vrasjes, pėr vepėr penale tė armėmbajtjes pa leje, si dhe pėr vepėr penale tė falsifikimit tė dokumenteve .

I pandehuri nuk kishte pranuar fajėsinė pėr veprat penale tė ngarkuara nga Prokuroria e Qarkut nė Prizren.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn