William Hague | Foto: AP/ BetaWilliam Hague, sekretari i Jashtėm Britanik, ka thėnė se qeveria e Mbretėrisė sė Bashkuar do tė formojė njė ekip qė do tė pėrfshijė oficerė policie, avokatė, psikologė, dhe ekspertė tė mjekėsisė ligjore qė do tė udhėtojnė nė zonat e luftės pėr tė mbledhur prova pėr dhunėn seksuale nė masė.
Hague tha se qeveritė nuk po bėjnė mjaftueshėm pėr tė ndalur dhunėn seksuale dhe pėrdhunimin gjatė kohės sė luftės.
“Duhet tė sigurojmė tė drejta tė barabarta pėr gratė nė ēdo nivel tė shoqėrisė dhe tė mbrojmė tė pambrojturit, sidomos fėmijėt tanė. Por ėshtė nė kontekstin e luftės dhe konfliktit, qė dhuna seksuale gjendet nė njė shkallė qė as mund ta imagjinojmė”, tha ai.
Qėllimi i ekipit tė ekspertėve, shpjegoi Hague, do tė jetė tė mbledhė prova qė mund tė pėrdoren nė gjyqe tė tė dyshuarve pėr pėrdhunim.
Duke shpjeguar nevojėn pėr tė pasur njė ekip tė tillė, Hague tha se rreth 50,000 gra u pėrdhunuan gjatė konfliktit nė fillim tė viteve 1990-tė nė Bosnjė, por vetėm 30 autorė krimesh tė drejtpėrdrejtė janė dėnuar nga gjykatat vendore dhe Gjykata Ndėrkombėtare pėr Krime nė ish-Jugosllavi, ICTY.
Ēėshtja e pėrdhunimit nė Bosnjė doli nė lajmet ndėrkombėtare nė shkurt tė kėtij viti, kur njė film hollivudian “Nė Tokėn e Gjakut dhe Mjaltit” dhe dokumentari “Fundi i Mosndėshkimit” patėn premierat e tyre, tė dy trajtonin temėn e pėrdhunimit gjatė luftės nė Bosnjė.
Angelina Jolie, regjisorja e “Nė Tokėn e Gjakut dhe Mjaltit” ka shprehur mbėshtetjen e saj pėr iniciativėn e sekretarit Hague.
Dokumentari “Fundi i Mosndėshkimit” diskuton rolin historik tė ICTY-s nė gjykimin penal tė abuzimit seksual tė bėrė gjatė luftėrave nė ish-Jugosllavi qė hapi rrugėn pėr gjykatat e tjera nė botė pėr tė gjykuar krime tė tilla.
ICTY e ka pėrfshirė pėrdhunimin mes krimeve ndaj njerėzimit dhe qė nė fillim tė punės sė saj, Tribunali i Hagės ka dėnuar 78, nga njė total prej 161 tė paditurish, pėr krime seksuale.
Gjykata nė Bosnjė dhe Hercegovinė ka pasur rreth 20 gjyqe pėr tė paditur tė akuzuar pėr krime seksuale.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)