Besnik Ēaka del nga Gjykata e Qarkut nė Prishtinė | Foto: Bujar AruqajBesnik Ēaka, pjesėtar i grupit tė njohur muzikor NRG Band, ėshtė paraqitur sot paradite nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė. Me syza tė zeza, idhulli i shumė tė rinjve kosovarė, dukej i qetė teksa dilte prej gjykatės, megjithėse mbi tė rėndon njė aktakuzė, qė mund ta dėrgojė nė burg nga 1 deri nė 10 vjet.
Seanca kundėr Ēakės dhe shtatė tė pandehurve tė tjerė ėshtė shtyrė pėr 3 korrik, pasi gjashtė nga tė akuzuarit nuk janė paraqitur nė seancė.
Ndaj njėri nga tė pandehurit u veēua procedura, pasi policia e ka njoftuar gjykatėn se ai ėshtė i pakapshėm pėr policinė dhe besohet se ndodhet jashtė vendit.
Avokati mbrojtės i Ēakės, Arianit Koci, bėri tė ditur pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se njė seancė e jashtėzakonshme hetimore, do tė mbahet sot pasdite, me kėrkesė tė prokurorit, pėr ta ballafaquar viktimėn me pyetjet e avokatėve mbrojtjes, pasi ajo do tė udhėtojė nė SHBA.
Koci i tha gazetės se klienti i tij absolutisht e mohon se ka pasur farė marrėdhėniesh seksuale me vajzėn qė po e akuzon. “Ai as nuk e njeh tė dėmtuarėn”, u shpreh ai.
Ai pretendon se vajza ėshtė shtyrė tė akuzojė kėngėtarin nga njė polic hetues nga Ferizaj.
“Ky proces ėshtė i ēuditshėm, pėr shkak se e dėmtuara, viktima, ka deklaruar para prokurorit qė ka qenė i shtyrė nga njė polic hetues nė Ferizaj t’i inkriminojė rrejshėm njerėzit. Dhe nuk ėshtė hetuar nė atė drejtim”, tha avokati Koci.
Vajza, e cila nė kohėn kur dyshohet se ėshtė kryer vepra, ka qenė e mitur, sipas Kocit, ka dhėnė katėr deklarata para policisė. “Nė dy nuk e pėrmend fare Besnikun dhe deklaratat janė kundėrthėnėse me njėra – tjetrėn. Nuk ka asnjė provė materiale nė raport me Besnikun”.
Prokuroria e Qarkut nė Prishtinė, nė fillim tė vitit 2012, ka dorėzuar nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, aktakuzėn kundėr Besnik Ēakės, pjesėtar i grupit tė njohur muzikor NRG Band dhe shtatė personave tė tjerė, pėr ta konfirmuar.
Ata akuzohen se nė fund tė tetorit 2008, nė Prishtinė, pėrkatėsisht nė motelin “Rama Petrol”, rrugės pėr Lipjan, ka keqpėrdorur seksualisht njė tė mitur nėn moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeēare.
Sipas aktakuzės, qė e ka parė Gazeta Jeta nė Kosovė, Ēaka me dashje ka kryer veprėn penale tė keqpėrdorimit seksual tė personave nėn moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeēare, vepėr e dėnueshme nga 1 deri nė 10 vjet burgim.
Koci, njėri nga dy avokatėt mbrojtės tė kėngėtarit, tha se prokuroria nuk iu ka prezantuar asnjė fakt se Besniku nė natėn kritike nė hotelin “Rama Petrol”. “Zakonisht kur njė mysafir shkon nė hotel, emrat regjistrohen”, ka shtuar ai.
Besnik Ēaka ishte dashur tė paraqitet nė gjykatė edhe mė 30 prill tė kėtij viti. Madje, kishte njė urdhėresė pėr t’u sjellė me forcė nga policia. Por, sipas organeve tė drejtėsisė, policia kishte dėshtuar ta sjellė atė, e pėr pasojė seanca ishte shtyrė.
Aktakuza pėrfaqėsohet nga prokurori Haxhi Dėrguti dhe personat e akuzuar nuk dyshohen pėr bashkėkryerje tė veprave me tė cilat ngarkohen, por bėhet fjalė pėr tė njėjtėn tė mitur qė dyshohet se ka qenė viktimė mes viteve 2007 dhe 2008.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 6 Komentet)