SKV Zhbllokon Rektoratin me Sukses

Aktivistėt e SKV-sė presin mėngjesin nė oborr tė rektoratit pas pothuajse njė ditė bllokimi | Foto: Faqja zyrtare e SKV-sė nė facebook Aktivistėt e SKV-sė presin mėngjesin nė oborr tė rektoratit pas pothuajse njė ditė bllokimi | Foto: Faqja zyrtare e SKV-sė nė facebook
nga  Petrit Ēollaku
© Tė drejtat autoriale

Ministri i arsimit Ramė Buja arriti tė bind sot aktivistėt e lėvizjes studentore “Studim, Kritik, Veprim” qė tė zhbllokojnė rektoratin e UP-sė pas vendimit tė tij i cili i lejon dy aktivistėt e SKV-sė qė tė marrin pjesė nė zgjedhjet studentore.

Pas 28 orėsh bllokimi tė rektoratit tė Universitetit tė Prishtinės, aktivistėt e lėvizjes studentore “Studim, Kritik, Veprim” SKV dalin tė kėnaqur me aksionin e tyre pasi qė dy aktivistėve tė saj, Ron Gjinovcit dhe Durim Jasharajt iu lejohet pjesėmarrja nė zgjedhjet studentore.

Rreth 40 aktivistė tė SKV-sė kishin bllokuar rektoratin qė nga orėt e hershme tė mėngjesit tė sė hėnės, 28 maj me arsye se nuk pajtoheshin me kushtėzimin e rektoratit pėr certifikimin e organizatės sė tyre pėr zgjedhje. 

Rektorati iu kishte vėnė kusht SKV-sė se Ron Gjinovci, Durim Jasharaj dhe Astrit Dehari nuk mund tė jenė pjesė e organizatės pėr zgjedhje pasi qė kėta janė dėnuar pėr shkelje tė rėnda disiplinore nga Komisionet disiplinore tė fakulteteve pėrkatėse, si dhe rasti i tyre ėshtė nė procedurė gjyqėsore.

Gjinovci dhe Jasharaj ishin pėrjashtuar pėrjetėsisht nga fakultetet ku ata studionin pas njė aksioni qė kishin marrė me 15 shkurt, ku nė njė ngjarje kishin larė me ngjyrė tė kuqe rektorin e UP-sė, Mujė Rugova.

Sot, tė dytė janė studentė tė UP-sė nė fakultete tjera gjė qė e ka bėrė SKV-nė qė tė protestojė duke theksuar se ata tė dytė kanė tė drejtė tė plota studentore.  

Vendimi pėr lejimin e tyre nė zgjedhje e ka marrė ministri i arsimit, Ramė Buja pasi qė vetė rektorati i kishte kėrkuar atij qė tė merret mė kėtė ēėshtje. 

Ministri Buja iu kishte kumtuar vetė aktivistėve tė SKV-sė nė oborrin e rektoratit vendimin e tij. 

“Asnjė studenti tė Universitetit tė Prishtinės nuk i mohohet e drejta pėr tė zgjedhur dhe pėr t’u zgjedhur, pėrjashtimisht atyre qė bien ndesh me nenin 3, pika 3 dhe 4 e Rregullores pėr Zgjedhjet e Studentėve tė UP-sė,” thuhet nė kumtesė.

“Pra, nene kėto qė privojnė nga e drejta pėr pjesėmarrje nė zgjedhje, studentėt tė cilėt kanė pėrsėritur vitin, si dhe ata, tė cilėt janė nė organe drejtuese tė subjekteve politike.”

Ndėrsa, SKV-ja pėrmes njė kumtese pėr shtyp thekson se ishin tė bindur nė kauzėn e tyre duke pėrdorur tė gjitha metodat dhe njohuritė pėr t’i dhėnė jetė asaj.

“Gjithė kjo situatė tregon se pėrballė padrejtėsive mė sė miri rri rezistenca. Tė gjitha tė drejtat janė fituar me protesta. Kur institucionet e ankesave nuk funksionojnė atėherė tė gjithė duhet ta vėnė nė funksion institucionin mė demokratik qė njeh njė republikė – protestėn,” thuhet nė kumtesėn e SKV-sė.

Zgjedhjet studentore tė UP-sė do tė mbahen me 6 qershor dhe janė certifikuar gjithsej 15 organizata studentore. 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn