Grabovci Konfirmon Plagosjen e Bashkėshortes

nga  Kreshnik Gashi
© Tė drejtat autoriale

Shefi i grupit parlamentar tė PDK-ės, Adem Grabovci, ka pranuar se bashkėshortja e tij, Kumrija, ėshtė plagosur mbrėmė rreth mesnatės. “Arma ka qenė e nipit. Ai e ka pasur kėtė armė kujtim nga vėlla im, i cili ėshtė dėshmor. Kur ka ardhur nė shtėpinė time, nipi kėtė armė e ka vendosur nėn televizor dhe gruaja, pasi ka shkuar ai, ka bėrė pėrpjekje pėr ta larguar nga aty, nė mėnyrė qė mos ta prekin fėmijėt. Dhe duke u munduar ta largojė pa dashje i ka shkrepur”, ka deklaruar Grabovci.

(E plotėsuar) Shefi i grupit parlamentar tė PDK-ės, Adem Grabovci, i ka konfirmuar Gazetės Jeta nė Kosovė se bashkėshortja e tij, ėshtė plagosur mbrėmė, aksidentalisht.

“Po fjala ėshtė pėr gruan time me tė cilėn jetoj qe 30 vjet”, i tha Grabovci, gazetės. Ai bėri tė ditur se bashkėshortja e tij, pas incidentit, ėshtė mirė me shėndet.

“Mirė ėshtė, ka pasur fat. Ka shpėtuar, nuk e ka dėmtuar as palcėn, as diēka serioze”, ka pohuar Grabovci.

Sipas tij, arma me tė cilėn ka ndodhur plagosja ėshtė njė revole 7.62 mm, e cila ėshtė e djalit tė vėllait tė tij, i cili atė e ka si kujtim nga i ati.

“Arma ka qenė e nipit. Ai e ka pasur kėtė armė kujtim nga vėlla im, i cili ėshtė dėshmor. Kur ka ardhur nė shtėpinė time, nipi kėtė armė e ka vendosur nėn televizor dhe gruaja, pasi ka shkuar ai, ka bėrė pėrpjekje pėr ta larguar nga aty, nė mėnyrė qė mos ta prekin fėmijėt. Dhe duke u munduar ta largojė pa dashje i ka shkrepur”, ka deklaruar Grabovci.

Rasti ėshtė konfirmuar edhe nga Policia e Kosovės. Mirėpo zyrtarėt e PK-sė nuk kanė detaje, por vetėm kanė konfirmuar se nė rrugėn “Rrustem Statovci” nė Prishtinė, njė grua nė rrethana tė panjohura, aksidentalisht, me armė zjarri ėshtė vetėplagosur. Nė raportin ditor tė policisė thuhet se viktima ėshtė dėrguar pėr tretman mjekėsorė nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės (QKUK).

Vetėplagoset Gruaja e Adem Grabovcit

Kumrije Grabovci (1960), gruaja e shefit tė grupit parlamentar tė Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), Adem Grabovci, sipas burimeve policore, ėshtė vetėplagosur tė hėnėn rreth orės 23:30.

Burime policore i kanė treguar Gazetės Jeta nė Kosovė se katėr njėsite policore kishin mbėrritur nė vendin e ngjarjes rreth orės 2:15 tė natės pėr ekzaminim, nė njė banesė nė katin e pestė nė rrugėn “Rrustem Statovci”, Prishtinė.

“Nė atė lokacion ėshtė konfiskuar arma e kalibrit 7.62, njė predhė, njė gėzhojė, njė karikator dhe pesė copė plumba tė armės. Ato janė konfiskuar nga Njėsiti i Krimteknikės Regjionale”, ka thėnė burimi policor.

“Vendi i ngjarjes ėshtė liruar nė orėn 2:45. Viktima ėshtė plagosur nė abdomen dhe ju ka nėnshtruar operimit. Ajo gjendet nė Klinikėn e Kirurgjisė Abdominale”, thotė ai. “Incidenti figuron si vetėplagosje”.

Sipas tij, ajo besohet tė jetė gruaja e Adem Grabovcit, shefit tė grupit parlamentar tė Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK).

Drejtori i klinikės sė kirurgjisė, Mehmet Maxhuni, thotė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se pacientja “K.G. ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn”.

“Ajo ėshtė duke u trajtuar nė klinikėn e kirurgjisė nė QKUK, repartin abdominal”, shtoi ai.

I kontaktuar nga Gazeta Jeta nė Kosovė dhe i pyetur nė lidhje me kėtė rast, deputeti Adem Grabovci, ka thėnė se do tė jetė nė dispozicion tė flasė mė vonė gjatė ditės.

Nė deklaratat e pasurisė nė Agjencinė Kundėr-Korrupsionit (AKK) tė Adem Grabovcit, Kumrije Grabovci figuron si gruaja e tij.

Nė listėn e votuesve tė Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) figuron vetėm njė person me emrin Kumrije Grabovci, e lindur mė 1960.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 18 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn